Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr.2648/2017 të 17 prillit 2019 të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI46/22

Parashtruesit: Veselin Beshoviq

Shkarko:

KI46/22, Parashtrues:  Veselin Beshoviq, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac. nr.2648/2017 të 17 prillit 2019 të Gjykatës së Apelit të Kosovës

KI46/22, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2022, publikuar më 27 shtator 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme 

Nga shkresat e lëndës rezulton se Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte aprovuar një shumë të caktuar të të hollave për kompensim të dëmit ndaj parashtruesit të kërkesës për mbajtje të padrejtë në paraburgim, me lartësinë e së cilës parashtruesi i kërkesës nuk ishte pajtuar. Në këtë drejtim, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [Ac. nr.2648/2017] të 17 prillit 2019 kishte kompensuar dëmin ndaj parashtruesit të kërkesës për shkak të mbajtjes të padrejtë në paraburgim.

Në procedurë para Gjykatës Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të neneve nenet 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 29 (5) [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], 121 [Prona] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së. 

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata theksoi se sipas nenit 49 (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Kjo kërkesë është përcaktuar edhe përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.

Gjykata po ashtu rikujtoi se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t’u kontestuar

Gjykata konkludoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes Aktvendimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesit:

Veselin Beshoviq

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative