Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-19-0013] të 28 shkurtit 2019 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Nr. të lëndës KI 104/19

Parashtruesit: “Ena”

Shkarko:

Përmbledhje

KI104/19, Parashtrues: Ruzhdi Kumnova si përfaqësues i pretenduar i fabrikës “Ena”, Kërkese për vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-19-0013] i datës 28 shkurt 2019, të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

KI104/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i datës 16 janar 2020, publikuar më 11 mars 2020.

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës

Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në emër të fabrikës “Ena”.

Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.

Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.

Gjykata konkludoi se, kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, prandaj e  refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

“Ena”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile