Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 33/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI33/20. Parashtrues:  Jovan Gužvić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI33/20, Vendim për refuzim të kërkesës i 10 shkurtit 2021, publikuar më 02 mars 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

 Parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht dhe në mënyrë të qartë/kuptueshme se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendonte se i ishin cënuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik. Ai i ishte drejtuar Gjykatës me disa dokumente/pohime të cilat nuk shpjegonin dhe nuk specifikonin pretendimet e tij për shkelje kushtetuese.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që: (i) të plotësojë formularin zyrtar të kërkesës; (ii) të specifikojë aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; (iii) të qartësojë saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; (iv) të dorëzojë kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e tij. Parashtruesi i kërkesës dorëzoi disa dokumente shtesë të cilat nuk adresuan kërkesat e shkresave të Gjykatës.

Për pasojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, dhe vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Jovan Gužvić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile