KI26/24, Parashtrues: Rrahim Ramadani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
KI26/24, Vendim për refuzim të kërkesës i 30 prillit 2024, publikuar më 6 qershor 2024
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, vendim për refuzim
Nga shkresat e lëndës rezulton se kur parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatë, nuk kishte specifikuar se cilin vendim të autoritetit publik e kontestonte para Gjykatës, cilat të drejta dhe liri kushtetuese i ishin cenuar dhe nuk kishte dorëzuar vendimin e fundit të kontestuar së bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që kishin të bëjnë me kërkesën e tij. Pas kërkesës së Gjykatës për dorëzimin e këtyre informatave, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë disa dokumente mirëpo nuk specifikoi se cilin akt të autoritetit publik e konteston dhe as nuk saktësoi se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar.
Gjykata vlerësoi se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës dhe se kur nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota.
Si përfundim, Gjykata, në bazë të nenit 48 të Ligjit dhe pikën (a) të paragrafit 2 të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa është e paplotë dhe e paqartë dhe duhet të refuzohet me procedurë të shkurtë
Rrahim Ramadani
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile