Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI108/23

Parashtruesit: Kimete Gashi Xhetova

Shkarko:

KI108/23, Parashtruese: Kimete Gashi Xhetova, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI108/23, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 7 nëntorit 2023, publikuar më 24 nëntor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, akt i paspecifikuar, refuzim i kërkesës 

Kërkesa ishte dorëzuar nga Kimete Gashi Xhetova nga Prishtina. Parashtruesja e kërkesës nuk kontestoi asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik.

Gjykata nga shkresat e lëndës dhe pretendimet e parashtrueses të kërkesës, nuk mundi të kuptojë se për çka konkretisht ankohet ajo, dhe si rrjedhojë e cilit vendim të autoritetit publik bazohen pretendimet e saj. Prandaj, Gjykata i kishte dërguar një shkresë parashtrueses së kërkesës në adresën të cilën e kishte lënë në Gjykatë, përmes të cilës shkresë kërkoi nga parashtruesja e kërkesës (i) të plotësojë formularin e Gjykatës; (ii) të saktësojë aktin e autoritetit publik që po e konteston; dhe (iii) të sqarojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuar me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar përmes aktit përkatës të autoritetit publik; si dhe (iv) të bashkëngjisë dokumentet relevante lidhur me rastin.

Gjykata vërejti se posta në dy tentimet e saj përkatësisht më 11 dhe 19 korrik, kishte tentuar që t’ia dorëzojë shkresën në fjalë parashtrueses së kërkesës, mirëpo kishte konstatuar që adresa e parashtrueses së kërkesës ishte e pasaktë, gjë që vërtetohet nga zarfet e rikthyer në Gjykatë.

Gjykatës i mundësohet që të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër nëse, ndër të tjera, kërkesa e një parashtruesi është e paplotë dhe e paqartë, përkundër kërkesave të Gjykatës për të plotësuar dhe qartësuar kërkesën përkatëse. Gjykata i është drejtuar parashtrueses së kërkesës me një kërkesë të tillë, mirëpo edhe pse Gjykata ka tentuar që të dërgojë shkresën në adresën e dhënë nga parashtruesja e kërkesës, shkresa është rikthyer në Gjykatë për shkak të adresës jo të saktë të dhënë nga parashtruesja e kërkesës, ashtu siç është sqaruar në procedurën para Gjykatës të këtij vendimi.

Prandaj, Gjykata duhet të konstatojë se kërkesa e parashtrueses të kërkesës, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak se është e paplotë dhe e paqartë, siç është përcaktuar në paragrafin (2) (a) të rregullit 54 të Rregullores së punës.

Përfundimisht, në përputhje me rregullin 54 (2) (a) të Rregullores së punës, kërkesa është refuzuar me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Kimete Gashi Xhetova

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës