KI169/22, Parashtrues: Erxhan Ajeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
KI169/22, Vendim për Refuzim, i 31 gushtit 2023, publikuar më 4 tetor 2023
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtë
Kërkesa ishte dorëzuar nga Erxhan Ajeti nga Komuna e Prishtinës. Parashtruesi i kërkesës nuk specifikoi se cilin akt konkret të autoritetit publik e konteston para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi në dosje të kërkesës mungonin dokumentet si në vijim: (i) formulari i kërkesës; (ii) nuk kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; si dhe (iii) nuk kishte cekë se cila të drejta dhe liri pretendon se iu janë shkelur, Gjykata, më 16 nëntor 2022, kërkoi nga parashkruesi i kërkesës që të dorëzon në Gjykatë dokumentet: (i) të plotësojë formularin e kërkesës; (ii) të specifikoni se cilin vendim të autoritetit publik e kontestoni; (iii) të cekni cilat të drejta dhe liri pretendoni se u janë cenuar; dhe (iv) të bashkëngjitni vendimin të cilin e kontestoni së bashku me vendimet apo dokumentet tjera që kanë të bëjnë me kërkesën.
Gjykata vlerësoi se përkundër kërkesës specifike të Gjykatës, parashtruesi i kërkesës nuk i dorëzoi dokumentet si në vijim : ( i) formularin e kërkesës ; (ii) nuk kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (iii) nuk kishte cekë se cila të drejta dhe liri pretendon se iu janë shkelur; si dhe (iv) nuk bashkëngjiti dokumentet tjera lidhur me kërkesën.
Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës. Prandaj, Gjykata përfundoi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.
Erxhan Ajeti
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës