KI137/22, Parashtrues: Agim Stublla, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
KI137/22, Vendim për refuzim të kërkesës i 17 janarit 2023, publikuar më 7 shkurt 2023
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, vendim për refuzim të kërkesës, kërkesë e papranueshme
Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me ankesën e parashtruesit të kërkesës se ndjehet i diskriminuar dhe i kërcënuar sepse është “etiketuar bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit” dhe kërkon nga Gjykata “që si gjykatë kushtetuese t’i kryen hetimet, me realitet.”
Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston dhe as nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar.
Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës, përkundër kërkesave të Gjykatës për sqarim: (i) nuk e ka saktësuar para Gjykatës aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (ii) nuk i ka sqaruar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë që pretendon se i janë cenuar; dhe (iii) nuk e ka dorëzuar në Gjykatë dokumentacionin përkatës.
Gjykata në fund konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në përputhje me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.
Agim Stublla
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Tjetër