KI146/24, Parashtrues Avni Tahiraj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar;
KI146/24, Vendim për refuzim të kërkesës, i 11 shtatorit 2024, publikuar më 1 tetor 2024
Fjalët kyçe: kërkesa e paqartë; vendim për refuzim;
Parashtruesi i kërkesës thekson se në vitin 2006 kishte shkruar disa komente në portale dhe për këtë arsye filluan hetimet penale ndaj tij. Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të plotësonte dhe qartësonte kërkesën e tij: (i) të specifikonte aktin që e konteston; (ii) të cekte të drejtat dhe liritë e tij që pretendon se i janë shkelur dhe (iii) të bashkëngjiste dokumentet e nevojshme. Parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi dhe qartësoi kërkesën e tij, edhe pas kërkesës së Gjykatës për ta bërë një gjë të tillë.
Gjykata theksoi se, rregulli 54 (2) (a) i Rregullores së punës parasheh që Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është jo e plotë ose e paqartë, përkundër kërkesës nga Gjykata ndaj palës që ta plotësojë ose qartësojë kërkesën. Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte jo e plotë dhe e paqartë dhe vendosi ta refuzojë me procedurë të shkurtër.
Avni Tahiraj
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Penale