Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI268/23

Parashtruesit: Hysen Shehu

Shkarko:

KI268/23, Parashtrues Hysen Shehu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

KI268/23, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 26 marsit 2024, publikuar më 2 maj 2024

Fjalët kyçe: kërkesë e paqartë, refuzim me procedurë të shkurtër;

Parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë të paqartë në Gjykatë. Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai plotësimin e saj, përkatësisht të specifikonte aktin e autoritetit publik që e konteston; të saktësonte të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur dhe të bashkëngjiste dokumentet e nevojshme, në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. Meqë parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi kërkesës e tij brenda afatit të përcaktuar, Gjykata e njoftoi përsëri parashtruesin e kërkesës dhe i dha një afat shtesë prej 7 (shtatë) ditësh, mirëpo përsëri nuk e plotësoi kërkesën sipas kërkesave të Gjykatës.

Gjykata përsëriti se barra për të ndërtuar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesin e kërkesës. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës dorëzojnë një kërkesë të paqartë dhe nuk e plotësojnë dhe qartësojnë kërkesën e tyre, përkundër kërkesave për ta bërë një gjë të tillë, atëherë Gjykata i shpall ato kërkesa si jo të plota dhe nuk i shqyrton në merita. Në rastin konkret, Gjykata theksoi se parashtruesi i kërkesës dorëzoi një kërkesë të paqartë dhe jo të plotë, ndërsa nuk iu përgjigj dy kërkesave të Gjykatës për plotësim dhe qartësim të kërkesës. Rrjedhimisht bazuar në rregullin 54 (2) (a) të rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Hysen Shehu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile