Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0181-A0008, të 29 gushtit 2019 dhe Aktvendimit Korrigjues të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 10 tetorit

Nr. të lëndës KI 11/20

Parashtruesit: Fllanza Pozhegu

Shkarko:

KI11/20, Parashtruese: Fllanza Pozhegu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0181-A0008, të 29 gushtit 2019 dhe Aktvendimit Korrigjues  të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 10 tetorit 2019

KI11/20, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 nëntorit 2020, publikuar më 21 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, palë e pautorizuar

Parashtruesja e kërkesës është Fllanza Pozhegu, motra e të ndjerës V.P., e cila kishte qenë palë para gjykatave të rregullta dhe e cila kishte ndërruar jetë më 20 janar 2015.

Parashtruesja e kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin [AC-I-13-0181-A0008] e 29 gushtit 2019, të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për ­­çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit si dhe Aktvendimin Korrigjues të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 10 tetorit 2019, përmes të cilit ishte pranuar si e bazuar ankesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kundër Aktgjykimit [SCEL-11-0075] të Kolegjit të Specializuar me të cilin  ishte vendosur se motra e ndjerë e parashtrueses së kërkesës V.P, i plotësonte kushtet për tu futur në listën përfundimtare të punëtorëve me të drejtën legjitime për të marrë pjesë nga të ardhurat e 20%-it nga privatizimi i NSH “Agimi”.

Përmes Aktvendimit Korrigjues të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 10 tetorit 2019, ishte vendosur se motra e ndjerë V.P e parashtrueses së kërkesës, ishte larguar nga lista e punëtorëve me të drejta legjitime përfitues të 20 % nga privatizimi i NSH “Agimi” Gjakovë.

Parashtruesja e kërkesës para Gjykatës, pretendoi se vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të saj të përcaktuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Parashtruesja e kërkesës në esencë para Gjykatës pretendoi se i) gjykatat e rregullta nuk e kanë arsyetuar vendimin e kontestuar; (ii) mosmbajtjes së seancës publike për shqyrtimin e pretendimeve të saj dhe (iii) cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

Lidhur me Aktvendimin Korrigjues të Kolegjit të Apelit të DHPGJS, të 10 tetorit 2019, parashtruesja e kërkesës nuk e kishte elaboruar më tej kërkesën e saj se si përmes këtij të fundit i ishin shkelur të drejtat e saj të mbrojtura me Kushtetutë.

Gjykata si çështje parësore të pranueshmërisë konsideroi se në këtë rast konkret, është fakti se a ishte dorëzuar kjo kërkesë nga një palë e autorizuar siç kërkohet me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës.

Gjykata, konstatoi se bazuar në nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (a) të Rregullores së punës, kërkesa ishte e papranueshme meqë ishte dorëzuar nga një palë e paautorizuar.

 

 

 

Parashtruesit:

Fllanza Pozhegu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile