Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,  AC-I-15-0179-A0001 të 16 janarit 2020  

Nr. të lëndës KI 29/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI29/20, Parashtrues: Gegë Palushaj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,  AC-I-15-0179-A0001 të 16 janarit 2020  

KI29/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 10 shkurtit  2021, publikuar më 11 mars 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kontestoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0179-A0001, të 16 janarit 2020, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata pasi analizoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës, konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk arrin të dëshmojë që kolegjet përkatëse të DhPGjS-së kanë vepruar në mënyrë arbitrare apo të padrejtë. Për më tepër, Gjykata konsideroi se në bazë të shkresave të lëndës dhe nga pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Kolegji i Specializuar dhe ai i Apelit të DhPGjS-së, kanë dhënë arsyetime të detajuara dhe të qarta për vendosjen e çështjes, duke përfshirë edhe arsyet mbi të cilat e refuzuan ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar në ligj. Asnjë çështje kushtetuese nuk është ngritur nga parashtruesi i kërkesë që do të mund ta bënte procesin “të parregullt” në tërësinë e tij, në kuptim të nenit 31 të Kushtetutës.

Në këto rrethana, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur me prova e as nuk e ka arsyetuar mjaftueshëm pretendimin e tij për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNj, sepse pretendimet e ngritura dhe faktet, në asnjë mënyrë nuk tregojnë që kolegjet e DhPGjS-së i kanë mohuar atij këto të drejta. Rrjedhimisht, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Gegë Palushaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile