Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0067-A0001, të 22 gushtit 2019

Nr. të lëndës KI 242/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI242/19, Parashtrues: Bejtush Isufi, si përfaqësues i pretenduar i Kompanisë R. I. GMBH. Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0067-A0001, të 22 gushtit 2019

KI242/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i 7 tetorit 2020, i publikuar më 3 nëntor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, përfaqësues i pretenduar, vendim për refuzim të kërkesës 

Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se kërkesa është dorëzuar nga Bejtush Isufi, si përfaqësues i pretenduar i Kompanisë R. I. GMBH. me seli në Hamburg, ku përfaqësuesi i kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë sëAktgjykimit tëKolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-13-0067-A0001, të 22 gushtit 2019.

Gjykata vëren se përfaqësuesi i pretenduar nuk kishte paraqitur në Gjykatë autorizimin për të përfaqësuar Kompaninë R. I. GMBH para Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, Gjykata i është drejtuar me letra dy herë përfaqësuesit të pretenduar duke kërkuar nga ai që t’i dorëzojë Gjykatës autorizimin me të cilin Kompania R. I. GMBH. e autorizonte përfaqësuesin e pretenduar që ai ta përfaqësoj atë para Gjykatës.

Parashtruesi i pretenduar nuk iu përgjigj kërkesave të Gjykatës.

Prandaj, Gjykata bazuar në rregullin 35 (5) të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bejtush Isufi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile