Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, P.nr.1191/19, të 8 nëntorit 2019, Urdhëresën [Ppr. Nr.487/2018] e 8 gushtit 2019, të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Urdhrin për ndalim afatgjatë të pasurisë [Ppr. nr. 487/2018] të 14 gushtit 2019, të Gjykatës Themelore në Prizren.

Nr. të lëndës KI 226/19

Shkarko:
Përmbledhje

Rasti nr. KI226/19, Parashtrues: Hysri Peçani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, P.nr.1191/19, të 8 nëntorit 2019, Urdhëresën [Ppr. Nr.487/2018] e 8 gushtit 2019, të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Urdhrin për ndalim afatgjatë të pasurisë [Ppr. nr. 487/2018] të 14 gushtit 2019, të Gjykatës Themelore në Prizren

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos-diskriminim, shterja e mjeteve juridike

Nga shkresat e lëndës rezulton që parashtruesi i kërkesës atakon vendime të gjykatave të rregullta për dy raste të ndara, përkatësisht (i) rasti i parë lidhur me veprën penale të mashtrimit nga paragrafi 1 i nenit 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082 (Në tekstin në vijim: Kodi Penal), rast i cili ka filluar nga viti 2015, e për të cilin ka vendosur Gjykata Themelore në Prizren përmes Aktgjykimit [P.nr.1191/19] të 8 nëntorit 2019; dhe (ii) rasti i dytë për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2018 lidhur me disa vepra penale, përkatësisht Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga paragrafi 1 i nenit 262, shmangie nga tatimi nga paragrafi 1 i nenit 313, Mashtrimi nga paragrafi 1 i nenit 335 dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga paragrafi 1 i nenit 374 të Kodit Penal, për të cilat ende nuk ka vendim meritor të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Lidhur me rastin e parë, sipas shkresave të lëndës rezulton që parashtruesi i kërkesës ka parashtruar ankesë ndaj Aktgjykimit [P.nr.1191/19] të 8 nëntorit 2019, të Gjykatës Themelore dhe ende është në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit.

Parashtruesi i kërkesës u ankua në Gjykatë Kushtetuese, duke pretenduar se Aktgjykimi i kontestuar është marrë në shkelje kushtetuese të “diskriminimit racor”.

Gjykata vëren se në rrethanat e rastit të parë dhe të dytë, rezulton se procedura pranë gjykatave të rregullta ende nuk kanë përfunduar. Rrjedhimisht, bazuar në parimin e subsidiaritetit, Gjykata është e detyruar që kërkesat e parashtruesit t’i shpallë të papranueshme si të parakohshme, gjegjësisht për arsye se nuk janë shteruar mjetet juridike në rastin e tij.

 Përfundimisht, kërkesa shpallet e papranueshme, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe specifikohet më tej përmes pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

 

Parashtruesit:

Hysri Peçani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale