Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme XXX të 2 tetorit 2020

Nr. të lëndës KI 25/21

Parashtruesit: Ymer Koro si përfaqësues i pretenduar i personave K.Lj. dhe K.B.

Shkarko:

KI 25/21, parashtrues i kërkesës Ymer Koro  si përfaqësues i pretenduar i personave K.Lj. dhe K.B., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme

KI 25/21, aktvendim për papranueshmëri i 21 korrikut 2021, publikuar më 10 gusht 2021

Fjalët kyç: kërkesa individuale, përfaqësuesi i pretenduar, vendim për refuzim të kërkesës

Parashtruesi e dërgoi kërkesën në Gjykatë si përfaqësues i pretenduar i K.Lj dhe K.B., duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të dorëzojë autorizimin për përfaqësim të personave K.Lj. dhe K.B., gjë që ai nuk e bëri.

Prandaj, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ymer Koro si përfaqësues i pretenduar i personave K.Lj. dhe K.B.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile