Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Api.nr. 10/2011, të 15 marsit 2012

Nr. të lëndës KI75/24

Parashtruesit: Mufail Halili

Shkarko:

KI75/24, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Api.nr. 10/2011, të 15 marsit 2012;

KI75/24, Aktvendim për papranueshmëri i 4 shtatorit 2024, publikuar më 24 shtator 2024

Fjalët kyçe: vrasje e rënd; jashtë afatit;

Parashtruesi i kërkesës u shpall fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prizren për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të L.H., H.S., dhe T.H., sipas nenit 147, paragrafi 1, nënparagrafi 5 të Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës; dhe veprës penale mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve sipas nenit 328, paragrafi 2 të këtij kodi dhe iu shqiptua dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 30 vitesh. Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Api. nr. 10/2011] të 15 marsit 2012 miratoi ankesën e Prokurorit Publik dhe ndryshoi vendimin mbi dënimin, duke ia shqiptuar parashtruesit të kërkesës dënimin në kohëzgjatje prej 40 vitesh.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë më 27 mars 2024, kundër Aktgjykimit [Api. nr. 10/2011]  të Gjykatës Supreme të 15 marsit 2012.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar Aktgjykimin [Api. nr. 10/2011] e Gjykatës Supreme më 26 mars 2012, ndërsa kërkesën e tij në Gjykatë e parashtroi më 27 mars 2024, më shumë se katër (4) muaj pas pranimit të aktgjykimit të kontestuar. Rrjedhimisht Gjykata e shpalli kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të papranueshme, për shkak se nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar nga neni 49 i Ligjit dhe rregulli 34 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Mufail Halili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale