Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës […], të […] shtatorit 2020.

Nr. të lëndës KI 137/20

Parashtruesit: Ali Latifi si përfaqësues i pretenduar i M.S.

Shkarko:

KI137/20, Parashtrues: Ali Latifi si përfaqësues i pretenduar i M.S., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës […], të […] shtatorit 2020.  

KI137/20, Vendim për refuzim të kërkesës i 11 nëntorit 2020, publikuar më 24 dhjetor 2020

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Përfaqësuesi i pretenduar kontestoi para Gjykatës Kushtetuese Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës  […], të […] shtatorit 2020 duke theksuar se përmes këtij Aktgjykimi, personit M.S i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 36 [E Drejta e Privatësisë], 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes], 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë], 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], 57 [Parimet e Përgjithshme], dhe 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ) si dhe të drejtat e garantuara nga “Konventa ndërkombëtare e punës”.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke dorëzuar në Gjykatë a) autorizimin e nënshkruar nga personi M.S.; b) të plotësoj sërish formularin e kërkesës; si dhe c) të sqaroj në mënyrë të çartë aktet e autoriteteve publike që konteston para Gjykatës dhe shkeljet e pretenduara sipas Kushtetutës.

Megjithatë, përkundër kërkesës specifike së Gjykatës, përfaqësuesi i pretenduar nuk ka dorëzuar një autorizim të vlefshëm të nënshkruar nga M.S. me të cilin ai autorizohet që të përfaqësoj personin M.S. para Gjykatës ashtu siç kërkohet në mënyrë të qartë me nenin 21 të Ligjit dhe rregullin 32 (2) (c), të Rregullores së Punës. Për më tepër, përkundër kërkesës së Gjykatës, ai nuk ka plotësuar formularin e kërkesës dhe nuk ka qartësuar kërkesën e tij ashtu siç kërkohet me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 32 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës.

Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (c) dhe (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ali Latifi si përfaqësues i pretenduar i M.S.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale