Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 305/2019 të 10 qershorit 2020

Nr. të lëndës KI 129/20

Parashtruesit: Hamdi Berisha

Shkarko:

KI129/20, Parashtruesi i kërkesës: Hamdi Berisha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 305/2019 të 10 qershorit 2020

 KI129/20, Aktvendimi i  3 nëntorit 2021, publikuar më 1 dhjetor 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedure për përcaktimin e pronësisë, mbrojtja e pronës, kërkesës qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme 

Kontesti i iniciuar nga Komuna e Gjilanit dhe ndërmarrja publike “Higjiena” nga Gjilani me kërkesë për anulimin e kontratës së shitblerjes të lidhur nga parashtruesi i kërkesës me qëllim të blerjes së parcelës kontestuese.

Po ashtu edhe parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në gjykatat e rregullta për njohjen e pronësisë mbi ngastrën e kontestuar në bazë të kontratës së njëjtë, anulimin e së cilës e kishte kërkuar Komuna e Gjilanit dhe ndërmarrja publike “Higjiena” nga Gjilani, duke pasur parasysh natyrën dhe ndërlidhjen e këtyre dy kërkesave, Gjykata Themelore i kishte bashkuar ato dhe pas procedurës dhe gjykimit të përsëritur, Gjykata Themelore aprovoi kërkesën e Komunës së Gjilanit dhe të ndërmarrjes komunale publike “Higjiena” nga Gjilani, sepse kishte konstatuar se shitësi në momentin e lidhjes së kontratës nuk ishte pronari faktik i parcelës, pasi që nga viti 1994 në fakt kjo parcelë ishte në pronësi të ndërmarrjes komunale publike “Eco-Higjiena”.

Sa i përket kërkesës së parashtruesit, Gjykata Themelore e ka refuzuar atë meqë ngastra kadastrale kontestuese është ekspropiuar me vendim komunal si pasuri në interes të përgjithshëm shoqëror, ajo si e tillë është jashtë qarkullimit juridik dhe nuk ka mundur të jetë objekt i kontratës së shitblerjes mes personave fizik, pasi që një bartje e tillë e një të drejte është në kundërshtim me vet Ligjin mbi Qarkullimin e Pasurive të paluajtshme. Gjykata e Apelit e ka vërtetuar plotësisht vendimin e shkallës së parë dhe konkluzionet e këtyre gjykatave, pas dorëzimit të revizionit nga parashtruesi, janë pranuar nga Gjykata Supreme, duke theksuar se kontrata e shitblerjes e lidhur ndërmjet palëve ndërgjyqëse është e pavlefshme në bazë të nenit 49 të LMD-së dhe si e tillë nuk paraqet bazë të vlefshme juridike për njohjen e të drejtës së pronësisë në favor të paditurve.

Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme duke pretenduar shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe nenin 17 të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut dhe pretendon zbatim të gabuar të ligjit dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike.

Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së si dhe i) nenin 17 të DUDNJ-së dhe zbatimin e gabuar të ligjit dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike, janë pretendime të kategorisë ii) që kualifikohen si pretendime „të pambështetura ose të paarsyetuara“; ndërsa pretendimet e kategorisë i) si pretendime  të „shkallës së katërt“. Prandaj, kërkesa në tërësi duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në nenin 113.7 të Kushtetutës dhe paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Hamdi Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile