Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr.268/2019, 4 shtatorit 2018

Nr. të lëndës KI 228/19

Parashtruesit: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Shkarko:

KI228/19, Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr.268/2019, 4 shtatorit 2018.  

KI228/19, Aktvendim për Papranueshmëri, i 10 dhjetorit 2020, publikuar më 22 janar 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, person juridik, qartazi e pabazuar,

Parashtruesi i kërkesës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kishin nënshkruar Marrëveshje të Partneritetit Publiko Privat (PPP), dhe bazuar në këtë marrëveshje parashtruesi i kërkesës kishte marrë obligim që të gjithë punëtorët t’i mbajë në marrëdhënie të punës edhe për 3 (tre) vite të tjera.

Si rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës, e kishte njoftuar punëtorin M.Ç. se nuk do t’i përtërihet kontrata e punës. Punëtori M.Ç. kishte parashtruar padi pranë gjykatës së shkallës së parë dhe padia e saj u aprovua.

Parashtruesi pretendon se Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykimet saj për dispozitat të ndryshme ligjore të LP-ës për punëtoret që kanë mbi 10 vite përvojë pune dhe për punëtorë që kanë me pak se 10 vite përvojë pune beri mbështetje të dispozitave të njëjta për çështje të ndryshme ligjore.

Gjykata konsideroj si të pabazuar pretendimin e parashtruesit të kërkesës në lidhje me përfundimin e gabuar të gjykatave të rregullta përkitazi me vitet e shërbimit të punëtores M.Ç., kjo sepse gjykatat e rregullta të cilat janë kompetente për vërtetimin e plotë gjendjes faktike konstatuan se vendi i punës se punëtores M.Ç., ka qenë i natyrës se përhershme.

Parashtruesi i kërkesës, në kërkesën e tij pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendoi shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës për shkak të vendimit të paarsyetuar, si dhe neneve 32 dhe 46 të Kushtetutës, dhe përsëriti pretendimet e tij si pranë gjykatave të rregullta.

Gjykata Kushtetuese, duke i adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, konstatoi se ky i fundit dështoi të paraqesë prova, fakte dhe argumente që tregojnë se procedurat në gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, dhe Gjykata nuk u lëshua në shqyrtimin e pretendimeve të mëtejshme të parashtruesit të kërkesës për shkak që shkeljet e të drejtave të tjera ai i pretendoi si pasojë e shkeljes së të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Parashtruesit:

Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri