Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 118/2017, të 10 tetorit 2017

Nr. të lëndës KI 186/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI186/20, Parashtrues: Fehmi Hasani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 118/2017, të 10 tetorit 2017 

KI186/20, Vendim i 13 prillit 2021, publikuar më 20 prill 2021 

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e përsëritur, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës, paraqitet për herën e tretë në Gjykatën Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës përsëriti pretendimet siç i kishte në kërkesën nr. KI15/18 e KI199/19 duke  kërkuar  vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. Nr. 118/2017], të 10 tetorit 2017 të Gjykatës Supreme.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e tanishme nr. KI186/20, është përsëritje e kërkesës së mëparshme nr. KI15/18, të cilën Gjykata e kishte shpallur të papranueshme për shkak se ishte qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, dhe kërkesës së mëparshme nr. KI199/19, të cilën Gjykata kishte vendosur të refuzojë me procedurë të shkurtër.

Gjykata vlerësoi se  në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë e cila ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesi duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr.KI186/20 u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Fehmi Hasani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim