Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pml.nr.270/2019, të 11 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI51/20, KI52/20, KI84/20, KI141/20 dhe KI162/20

Parashtruesit: Aziz Krasniqi dhe të tjerët

Shkarko:

KI51/20, KI52/20, KI84/20, KI141/20 dhe KI162/20, Parashtrues Aziz Krasniqi dhe të tjerët, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pml.nr.270/2019, të 11 nëntorit 2019

KI51/20, KI52/20, KI84/20, KI141/20 dhe KI162/20, Aktvendim i 3 nëntorit 2021, publikuar më 26 nëntor 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedure penale, qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme.

Gjykata fillimisht rikujton se Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë [PP/I.nr.314/2016] kundër parashtruesve të kërkesës, për shkak të veprës penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodi Penal. Parashtruesit e kërkesës në shqyrtimin e dytë të rastit pranë Gjykatës Themelore paraqiten kërkesën për hedhje të aktakuzës. Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PKR.nr.22/17] të 15 shtatorit 2017 refuzoi kërkesat për hedhjen e aktakuzës të ushtruara nga ana e parashtruesve të kërkesës. Më pas, parashtruesi i kërkesës Aziz Krasniqi (KI51/20) dhe Shemsi Zejnullahu (KI162/20), parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore. Por, Gjykata e Apelit në përbërje të kolegjit gjyqësore nga A.A, D.M., dhe H.Ç., përmes Aktvendimit [PN.nr.869/2017] të 23 tetorit 2017 refuzoi si të pabazuara ankesat kundër Aktvendimit [PKR.nr.22/17] të 15 shtatorit 2017 të Gjykatës Themelore me arsyetimin se kërkesa e parashtruesve të kërkesës për hedhjen e aktakuzës nuk plotëson asnjë prej kërkesave të përcaktuara me  nenin 250 [Kërkesa për hudhjen e aktakuzës] të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata në këtë aspekt rikujton po ashtu që parashtruesit e kërkesës janë shpallur fajtor për veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga paragrafi 1 i nenit 428 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal. Bazuar në aktakuzën e ngritur në vitin 2017, parashtruesit e kërkesës ishin shpallur fillimisht të fajshëm përmes Aktgjykimit [PKR.nr.22/17] të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ishte ankimuar në Gjykatën e Apelit. Pas ankimimit, Gjykata e Apelit me pjesëmarrjen e  njëjtë të gjyqtarit A.A., i cili po ashtu kishte marre pjesë edhe në nxjerrjen e Aktvendimit  [PN.nr.869/2017] të 23 tetorit 2017 lidhur me refuzimin e kërkesës për hudhjen aktakuzës se parashtruesve të kërkesës para Gjykatës se Apelit,  ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale dhe vendimin për dënim por sërish i shpalli fajtor parashtruesit e kërkesës përmes Aktgjykimit [PAKR.nr.246/2018] të 29 janarit 2019. Aktgjykim ky i cili pas refuzimit të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr.270/2019] të 11 nëntorit 2019. Gjykata po ashtu rikujton që parashtruesit e kërkesës ishin shpallur fajtor mbi bazën e fakteve dhe materialeve të nxjerra nga video-audio incizimet, disqet, raporti i patrullës se njësisë rajonale të policisë se trafikut, orari i punës se drejtorisë rajonale të policisë dhe në bazë të materialeve të tjera të nxjerra përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit të autorizuar për zbatim sipas Urdhëresës [nr. 156/2016] të 25 nëntorit 2016 e miratuar pas kërkesës së Prokurorit të Shtetit nga Gjykatës Themelore në Prizeren. Konkluzionet e arritura përmes kësaj mënyre të të vërtetuarit të gjendjes faktike dhe ligjshmëria e nxjerrjes së provave përmes aplikimit të masave të fshehta ishte kundërshtuar nga të akuzuarit, përkatësisht nga parashtruesit e kërkesës përgjatë të gjitha procedurave gjyqësore. Parashtruesit e kërkesës i ngritin të njëjtat pretendime edhe para Gjykatës, duke theksuar se të drejtat e tyre kushtetuese janë shkelur sepse janë shpallur fajtorë nga gjykatat e rregullta duke u bazuar në  një prove të vetme e të papranueshme dhe në mungesë të prezencës të dëmtuarave/dëshmitarëve/dhënësve të ryshfetit  si rezultat i refuzimit të kërkesës së tyre drejtuar Gjykatës Themelore që t’i sjellë dëshmitaret në cilësinë e të dëmtuarave dhe rrjedhimisht, pa pasur mundësinë asnjëherë që të ballafaqohen me argumentet e tyre.

Gjykata thekson se pretendimet thelbësore të parashtruesve të kërkesës ndërlidhen me: (i) mënyrën e të vërtetuarit të gjendjes faktike; vendimet e gjykatave të rregullta të cilat, sipas pretendimit, janë nxjerrë bazuar  në një provë të vetme dhe në mungese të dëshmive nga palët e dëmtuara në rastin konkret; (ii) refuzimin e kërkesës se tyre drejtuar Gjykatës Themelore, që kjo e fundit t’i sjellë dëshmitaret në cilësinë e të dëmtuarve dhe të dëshmojnë lidhur me akuzën që është ngritur ndaj atyre; të drejtën e të akuzuarit, përkatësisht parashtruesve të kërkesës për të marrë në pyetje palën e dëmtuar në cilësi të dëshmitarit;(iii) shkelje e të drejtës për gjykatë të paanshme nga ana e Gjykatës se Apelit; dhe (iv) trajtim të pabarabartë të parashtruesve para gjykatave të rregullta; si dhe (v) shkelja e të drejtës së privatësisë si rezultat i publikimit të identitetit të tyre nga ana e mediave me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj tyre. Gjithashtu, parashtruesit e kërkesës kane kërkuar që identiteti i tyre të mos zbulohet publikisht.

Gjykata e trajtojë veç e veç secilin pretendim të parashtruesve të kërkesës, duke aplikuar praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mbi bazën e të cilës Gjykata, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, dhe ne fund erdh ne konkluzion se  kërkesa e parashtruesve të kërkesës është qartazi e pabazuar  në baza kushtetuese sepse parashtruesit e kërkesës nuk dëshmojnë dhe nuk mbështesin në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tyre, dhe rrjedhimisht e njëjta nuk i përmbushi kriteret e pranueshmerisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores se punës. Në pajtueshmëri me arsyetimin e Aktvendimit, kërkesa e parashtruesve të kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, me përjashtim të njërit pretendim specifike të ngritur nga parashtruesit e kërkesës në kontekst të pretendimit për shkeljen e të drejtës së privatësisë, i cili pretendim refuzohet si i papranueshme në baza procedurale për shkak të mos-shterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike dhe rrjedhimisht nuk i përmbushin kriteret e pranueshmerisë të përcaktuara me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe piken (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores se punës. Ndërsa, lidhur me kërkesës për mos zbulim të identiteti. Gjykata konstatoj se parashtruesit e kërkesës nuk kanë arsyetuar kërkesën e tyre për moszbulim të identitetit dhe rrjedhimisht e hedhi poshtë kërkesën e tyre si të pabazuar meqë identiteti i parashtruesve të kërkesës tashme veç se ishte zbuluar/ekspozuar nga ana e mediave.

Parashtruesit:

Aziz Krasniqi dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale