Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 254/2021, të 3 gushtit 2021

Nr. të lëndës KI175/21

Parashtruesit: Albert Rakipi

Shkarko:

KI175/21Parashtrues: Albert Rakipi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 254/2021, të 3 gushtit 2021

KI175/21, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 tetorit 2022, publikuar më 15 nëntor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, qartazi e pabazuar   

Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë për herë të dytë. Kërkesën e parë parashtruesi e dorëzoi më 17 dhjetor 2019 dhe ajo është regjistruar nga Gjykata me shenjën KI230/19. Në kërkesën KI230/19, parashtruesi i kërkesës kontestoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Pml. nr. 253/2019] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 30 shtatorit 2019. Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata konstatoi shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, si rezultat i mosarsyetimit të vendimit përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për cilësimin e tij si person zyrtar; dhe shpalli të pavlefshëm Aktgjykimin [Pml. nr. 253/2019] e Gjykatës Supreme të 30 shtatorit 2019 përkitazi me parashtruesin e kërkesës dhe vendosi ta kthejë Aktgjykimin [Pml. nr. 253/2019] e Gjykatës Supreme të 30 shtatorit 2019, në rivendosje.

Me rastin e rishqyrtimit, Gjykata Supreme nxori një aktgjykim të ri, i cili, sipas mendimit të parashtruesit të kërkesës, përsëri shkel të drejtat e tij kushtetuese për arsye se nuk i ka zbatuar në mënyrën e duhur të gjitha udhëzimet nga Aktgjykimi KI230/19 i Gjykatës Kushtetues.

Gjykata i shqyrtoi përsëri pretendimet e parashtruesit të kërkesës në kontekstin e aktgjykimit të ri të Gjykatës Supreme, duke konstatuar se të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara për arsye se Gjykata Supreme në kuadër të procedurës së përsëritur i adresoi dhe zbatoi në mënyrën e duhur të gjitha konstatimet nga Aktgjykimi KI230/18, duke dhënë arsyetimin i cili i përgjigjet plotësisht udhëzimeve të Gjykatës nga Aktgjykimi KI230/19. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës në përputhje me rregullin 39 paragrafin 2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Albert Rakipi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale