Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pml.nr.126/2021 i 1 qershorit 2021

Nr. të lëndës KI 174/21

Parashtruesit: Bashkim Makiqi

Shkarko:

KI174/21, Parashtrues:  Bashkim Makiqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pml.nr.126/2021 i 1 qershorit 2021 

KI174/21, Aktvendim për papranueshmëri i 16 shkurtit 2022, publikuar më 8 mars 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, prezumimi i pafajësisë, provë e vetme dhe vendimtare,  kërkesë e papranueshme

Nga shkresat e lëndës rezulton se Prokuroria e Qarkut Publike në Mitrovicë, tani Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzën PP.nr.263/09 kundër parashtruesit të kërkesës dhe disa të pandehurve tjerë për shkak të kryerjes së veprës penale raste të rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes nga neni 256 paragrafi 1 lidhur me nenin 253 paragrafi 3 me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës. Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes Aktgjykimit P.nr.5/2010 shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj duke ia llogaritur kohën e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak. Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit PAKR.nr.85/2020 i refuzoi të pabazuara ankesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë si dhe ankesën e mbrojtësit të parashtruesit të kërkesës, ndërsa e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë P.nr.5/2010 të 24 dhjetorit 2019. Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit Pml.nr.126/2021 e refuzoi të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i parashtruesit të kërkesës kundër Aktgjykimit Gjykatës së Apelit PAKR.nr.85/2020 të 10 dhjetorit 2020 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë P.nr.5/2010 të 24 dhjetorit 2019.

Në procedurë para Gjykatës Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të neneve me nenet 31 (1) dhe (5) [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (2) [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së dhe nenit 11 të DUDNJ-së. Parashtruesi i kërkesës në thelb pretendoi se në procesin penal të zhvilluar kundër tij janë pranuar prova të papranueshme dhe se  është cenuar prezumimi e pafajësisë.   

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata vlerësoi se (i) parashtruesi i kërkesës  kishte pasur mundësi që ti sfidoj ato prova gjatë procedurës penale pasi që nuk kanë qenë të vetmet me të cilat ishte dëshmuar fajësia e parashtruesit të kërkesës lidhur me akuzën penale; dhe, se (ii) nuk ka asgjë në shkresat e lëndës që tregon se gjyqtarët e gjykatave të rregullta kanë dhënë mendim që e kanë konsideruar parashtruesin e kërkesës fajtor para se ta kenë konstatuar atë në mënyrë të ligjshme me një vendim gjyqësor.

Gjykata po ashtu konstatoi se parashtruesi i kërkesës përfitoi nga procedura kontradiktore dhe se ai ishte në gjendje të paraqes në faza të ndryshme të procedurës pretendimet dhe provat që ai i konsideroi të rëndësishme për rastin e tij; ai ka pasur mundësinë të hedh poshtë në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta dëgjuan dhe shqyrtuan të gjitha pretendimet e tij, të cilat, shikuar objektivisht, ishin të rëndësishme për zgjidhjen e rastit; arsyet faktike dhe ligjore për vendimin e kontestuar janë dhënë në hollësi dhe procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta.

Gjykata konkludoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, nenin 6 të KEDNJ-së dhe nenin 11 të DUDNJ-së janë pretendime që kualifikohen si pretendime të “shkallës së katërt” dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesit të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Bashkim Makiqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale