Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E.Rev.nr.9/2019, i 23 majit 2019

Nr. të lëndës KI 142/19

Parashtruesit: Ge Group sh.p.k.

Shkarko:

KI 142/19, Parashtrues i kërkesës Ge Group sh.p.k., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E.Rev.nr.9/2019, i 23 majit 2019.

KI 142/19, Aktvendim për papranueshmëri i 5 shkurtit 2020, i publikuar më 10 mars 2020.

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, parashkrimi i kërkesëpadisë, ndalimi i diskriminimit, gjykim i drejtë dhe i paanshëm, kërkesë e papranueshme.  

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, vendimet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Supremes janë nxjerrë në shkelje të neneve 24, 31 dhe 54 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, sepse gjykatat gabimisht kanë interpretuar dhe zbatuar dispozitat ligjore lidhur me parashkrimin e kërkesëpadisë së tij. Parashtruesi po ashtu pretendoi se, ishte diskriminuar në raport me palën kundërshtare gjatë zhvillimit të procedurës civile.

Gjykata vlerësoi se gjykatat e rregullta kanë shpjeguar se cilat dispozita ligjore duhet të interpretohen dhe zbatohen për zgjidhjen e rastit të parashtruesit të kërkesës, çka është raport juridik ndërmjet palëve ndërgjyqëse, çka quhet kontratë në raportin juridik ndërmjet palëve ndërgjyqëse dhe se si është  parashkruar kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës.

Për sa i përket pretendimit për diskriminim, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të provojë se është trajtuar ndryshe në raport me persona të tjerë në situata të ngjashme apo të krahasueshme, siç kërkohet me nenin 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të KEDNJ-së.

Në fund, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, dhe duhet të shpallet e papranueshme bazuar në nenin  113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ge Group sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile