Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. E. Rev. Nr. 7/2019, të 2 prillit 2019

Nr. të lëndës KI 43/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI43/21, Parashtruesi i kërkesës: N.T. P. Arta- Impex, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. E. Rev. Nr. 7/2019, të 2 prillit 2019

KI43/21, Vendim për refuzim, vendosur më 5 maj 2021, publikuar me 25 maj 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përsëritje e kërkesës të vendosur nga Gjykata, refuzim me procedurë të shkurtër.

Para se ta dorëzonte kërkesën e tanishme në Gjykatë, më 20 maj 2019, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesë në Gjykatë, të regjistruar me numër KI79/19, përmes të cilës kishte kontestuar Aktgjykimin [E. Rev. nr. 7/2019] të 2 prillit 2019, të Gjykatës Supreme. Në kërkesën tij, parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se Aktgjykimi, i kontestuar i Gjykatës Supreme ishe nxjerrë në shkelje të së drejtës së tij, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për arsye se sipas tij, Gjykata Supreme (i) kishte interpretuar ligjin në mënyrë të gabuar; (ii) nuk kishte arsyetuar aktgjykimin e saj; (iii) procedurat në tërësi nuk janë në pajtim me të drejtën për zgjidhje efektive te rastit brenda një afati të arsyeshëm, dhe (iv) se në rastin e tij ka pasur edhe vendimmarrje në kundërshtim me një vendim “res judicata”. Më 1 korrik 2020, Gjykata pas shqyrtimit të të gjitha pretendimeve të ngritura nga parashtruesi në kërkesën e tij KI79/19, përmes Aktvendimit për Papranueshmëri, kërkesën e parashtruesit të kërkesës e shpalli të papranueshme si qartazi të pabazuar në bazë kushtetuese ashtu siç përcaktohet me nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.  Më 25 shkurt 2021, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë në Gjykatë, përmes të cilës sërish konteston Aktgjykimin [E. Rev. Nr. 7/2019] e 2 prillit 2019, të Gjykatës Supreme, i cili ishte objekt i vlerësimit të kushtetutshmërisë edhe në kërkesën e tij të mëparshme KI79/19

Gjykata, pas vlerësimit të kërkesës konstatoi se parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij të tanishme ngre të njëjtat pretendime dhe ka paraqitur të njëjtat fakte dhe dëshmi si në kërkesën e mëparshme të tij, të regjistruar në Gjykatë me nr. KI79/19, për të cilën kërkesë Gjykata kishte vendosur se e njëjta është e papranueshme si qartazi e pabazuar në bazë kushtetuese. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është përsëritje e kërkesës KI79/19, tashmë të vendosur nga Gjykata, dhe bazuar në rregullin 35 (5) të Rregullores së punës e të njëjtën e refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

N.T. P. Arta- Impex

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës