Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 66/2020, të 2 qershorit 2020

Nr. të lëndës KI 146/20

Parashtruesit: Xhemile Krapi

Shkarko:

KI146/20 parashtrues: Xhemile Krapi dhe 11 të tjerë, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 66/2020, të 2 qershorit 2020

KI146/20 Aktvendim për papranueshmëri, i 2 qershorit 2021, publikuar më 25 qershor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest civil, e drejta në gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesit e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kontestuan Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. nr. 66/2020, të 2 qershorit 2020, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tyre të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Nga shkresat e lëndës, Gjykata vërejti se thelbi i pretendimeve të parashtrueseve të kërkesës kishte të bënte, kryesisht me mënyrën se si gjykatat e rregullta kanë administruar faktet e rastit dhe se si kanë interpretuar dhe zbatuar ligjin procedural, përkatësisht dispozitat e LPK-së.

Pas analizimit të rastit, Gjykata konstatoi se pretendimet e parashtruesve të kërkesës, për vërtetimin e gabuar të fakteve, interpretimin dhe aplikimin e gabuar të ligjit të aplikueshëm kualifikohen si pretendime që bien në kategorinë e gjykatës së “shkallës së katërt” dhe si të tilla, reflektojnë pretendime në nivel të “ligjshmërisë”, dhe nuk janë argumentuar në nivel të “kushtetutshmërisë”. Për me tepër, Gjykata përfundon se parashtruesit e kërkesës  nuk i mbështesin mjaftueshëm pretendimet e tyre, se në rastin e tyre ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe të nenit 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNj-së. Rrjedhimisht, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese dhe në pajtueshmëri me paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës, Gjykata konkludon se kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Xhemile Krapi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar