Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pml. nr. 270/2018 të 18 dhjetorit 2018

Nr. të lëndës KI 78/19

Parashtruesit: Miodrag Pavic

Shkarko:

KI78/19, Parashtrues i kërkesës: Miodrag Pavić, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 270/2018 të Gjykatës Supreme të 18 dhjetorit 2018

KI78/19, Aktvendim për papranueshmëri i  8 tetorit 2019, i publikuar më  1 nëntor 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kundërshtuar të Gjykatës Supreme, qartazi i pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03 / L-121 dhe Rregullin 32 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në Gjykatë për herë të dytë, në kërkesën e parë parashtruesi i kërkesës pretendoi që Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë pa e njoftuar atë. Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkeljen e të drejtës për një gjykim të drejtë e mbrojtur me nenet 31 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, pasi që parashtruesi i kërkesës, si i pandehur, nuk ishte informuar për seancën e Gjykatës së Apelit dhe kësisoj atij iu mohua e drejta e tij për të paraqitur argumentet e tij. Kjo kërkesë ishte regjistruar me numrin KI 104/16.

Në lëndën KI 104 16, Gjykata konkludoi që duke mos e ftuar parashtruesin e kërkesës të ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit në të cilën u konstatua faji i tij, parashtruesit të kërkesës iu mohua mundësia që të mbrohej kundër akuzave që ishin ngritur kundër tij. Si pasojë, Gjykata konstaton se e drejta e kërkuesit për një gjykim të drejtë është shkelur dhe, në përputhje me këtë, e urdhëron Gjykatën Supreme dhe Gjykatën e Apelit të rishikojnë vendimet në përputhje me rekomandimin e Gjykatës.

Duke vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese KI104 / 16, Gjykata Supreme me  aktgjykimin  PML. nr. 110/2016 e përsëriti procedurën në lidhje me kërkesën e parashtruesit të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, e miratoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe e anuloi aktgjykimin [PA-II. nr. 6/2015] të Gjykatës Supreme të datës 1 dhjetor 2015 dhe Aktgjykimin [PAKR. nr. 222/2015] të Gjykatës së Apelit të datës 15 korrik 2015 dhe ia ktheu çështjen Gjykatës së Apelit për rishqyrtim, duke e urdhëruar Gjykatën e Apelit që në procedurën e përsëritur ta ftojë parashtruesin që të marrë pjesë në seancë.

Duke vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit e përsëriti procedurën dhe mbajti një seancë të trupit gjykues për të shqyrtuar ankesën e Prokurorisë. Në seancën e trupit gjykues, parashtruesi i kërkesës dhe  mbrojtësi i tij u ftuan sipas rregullit dhe në përputhje me rekomandimin e Gjykatës Supreme. Ditën e njëjtë, Gjykata e Apelit e solli aktgjykimin e saj [PAKR. nr. 521/2017], me të cilin e  miratoi ankesën e Prokurorisë dhe e ndryshoi aktgjykimin [K. nr. 82-2013] të Gjykatës Themelore të datës 29 janar 2015. Gjykata e Apelit e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor dhe e dënoi atë me një vit burgim.

Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës deklaron para gjykatës se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese KI104/16 nuk është zbatuar, se gjykata e shkallës së dytë ka qenë e detyruar të caktojë-zhvillojë një seancë gjyqësore dhe të informojë palët në procedurë dhe se gjykatat e rregullta e shkelën ligjin procedural dhe material.

Gjykata vëren se Gjykata Supreme dhe ajo e  Apelit e kanë eliminuar shkeljen e përmendur procedurale të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenit 6 [E drejta për një gjykim të drejtë] të KEDNJ-së, dhe me këtë e  ka respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës KI104/16, prandaj gjykata konkludon se pretendimet e kërkuesit në lidhje me shpërfilljen e  vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë qartazi të pabazuara mbi baza kushtetuese dhe duhet të deklarohen të papranueshme.

Gjykata gjithashtu vëren se pretendimet e parashtruesit të kërkesës se Gjykata e Apelit, në procedurën e përsëritur e solli vendimin e saj pa e ftuar  parashtruesin e kërkesës dhe mbrojtësin e tij ishin qartazi të pabazuara mbi baza kushtetuese dhe se duhet të deklarohen të papranueshme.

Si përmbledhje, Gjykata konkludon se sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës se parashtruesit të njejtat nuk janë arsyetuar fare nga parashtruesi i kërkesës dhe se parashtruesi i kërkesës nuk shpjegon se cilat fakte vendimtare përmbajnë kontradikta, ai vetëm konkludon se ka ardhur deri tek zbatimi i gabuar i ligjit procedural dhe material.

Prandaj, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve të kërkesës është qartazi e pabazuar mbi baza kushtetuese, prandaj duhet të deklarohet e papranueshme në tërësinë e saj, bazuar në rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Miodrag Pavic

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale