KI136/18, Parashtrues: Fisnik Emini, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 173/2018, të 16 korrikut 2018
KI136/18, Aktvendim për papranueshmëri i 7 shkurtit 2018, publikuar më 20 mars 2019
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, qartazi e pabazuar
Parashtruesi parashtroi kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, neneve 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullit 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Më 5 maj 2017, Gjykata Themelore në Gjilan me Aktgjykimin P. nr. 555/2014, e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale të rrezikimit të sigurisë në trafik dhe shkaktimin e aksidentit në trafik dhe i shqiptoi dënimin me gjobë.
Gjykata e Apelit aprovoi ankesën e parashtruesit të kërkesës, anuloi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore dhe e ktheu çështjen në të njëjtën gjykatë për rivendosje.
Gjykata Themelore në Gjilan në procedurë të përsëritur me Aktgjykimin P. nr. 338/2017, e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale të rrezikimit të sigurisë në trafik dhe shkaktimit të aksidentit të trafikut dhe i shqiptoi dënimin me gjobë.
Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe Prokurorisë Themelore dhe e vërtetoi në tërësi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore (PP. nr. 338/2017).
Gjykata Supreme (me Aktgjykimin Pml. nr. 173/2018), e refuzoi kërkesën e parashtruesit për mbrojtjen e ligjshmërisë si të pabazuar.
Në kërkeën e tij në Gjykatë, parashtruesi në kërkesë përmend vetëm nenin 6 të KEDNJ-së dhe nenin 141 të KPK-së pa i shpjeguar saktësisht faktet dhe pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese.
Prandaj, në rrethanat e këtij rasti, kërkesa e parashtruesit është në pajtim me kriteret e parapara në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës dhe nenet 47 dhe 49 të Ligjit. Megjithatë, kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë siç parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Prandaj, Gjykata e deklaroi kërkesën e parashtreusit të papranueshme sepse nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë, siç parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Fisnik Emini
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri