Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PA-II.nr.5/2021, të 15 korrikut 2021

Nr. të lëndës KI09/22

Parashtruesit: Zef dhe Pal Gruda

Shkarko:

KI09/22, Parashtrues: Zef dhe Pal Gruda, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PA-II.nr.5/2021, të 15 korrikut 2021

KI09/22, Aktvendim për Papranueshmëri, i 16 nëntorit 2022, publikuar më  12 dhjetor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, kërkesë e paafatshme 

Bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesit e kërkesës ishin viktima të fajdeve të cilët kishin marrë para në formë të fajdesh nga disa persona  për të cilët ankohen se Gjykatat nuk kanë vendosur në mënyrë meritore.

Parashtruesit e kërkesës pretendonin se me Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 30 [ Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si dhe nenin 1 të protokollit shtesë [Mbrojtja e Pronës] dhe 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të KEDNJ-së.

Gjykata rikujtoi që parashtruesi i kërkesës e kontestonte Aktgjykimin [PA-II.nr.5/2021] të 15 korrikut 2021 të Gjykatës Supreme. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore, vërteton që parashtruesit e kërkesës e kanë pranuar aktin e kontestuar më 17 shtator 2021. Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën e tyre në postë më 20 janar 2022 e cila në Gjykatë ka arritur më 25 janar 2022, më shumë se 4 muaj pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

Si përfundim, Gjykata konstatoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes Aktgjykimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesve të kërkesës.

Parashtruesit:

Zef dhe Pal Gruda

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale