Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ. UZVP nr. 69/ 2017, të 25 janarit 2018

Nr. të lëndës KI 58/18

Parashtruesit: “IIC Assistance”

Shkarko:

KI58/18, Parashtrues: “IIC Assistance”, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ. UZVP nr. 69/ 2017, të 25 janarit 2018 

KI58/18, aktvendim për papranueshmëri i 15 prillit 2020, publikuar më 8 maj 2020

Fjalët kyç: persona juridikë, kërkesë individuale, vlerësimi kushtetues i aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar

Që nga viti 2002, parashtruesi i kërkesës në bazë të vendimit nr. 009 të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, është marrë me trajtimin e dëmeve,  përkatësisht  me biznes të sigurimeve.

Në vitin 2013, pas procedurës së kryer, Banka Qendrore e Kosovës si pasardhëse e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, për shkak të parregullsive të përcaktuara, revokoi licencën e parashtruesit të kërkesës për trajtimin e dëmeve, përkatësisht angazhimin në biznesin e sigurimeve.

Parashtruesi më pas ngriti padi kundër BQK-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, duke kërkuar anulimin e vendimit të BQK-së. Kjo ankesë u refuzua nga Gjykata Themelore si e pabazuar.

Kjo ankesë u shqyrtua edhe nga Gjykata e Apelit dhe iu kthye gjykatës së shkallës së parë për rivendosje, pas së cilës Gjykata Themelore përsëri e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar, gjë që u mbështet edhe nga Gjykata e Apelit edhe nga Gjykata Supreme.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta shkelën të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, (i) të drejtën për një vendim të arsyetuar, (ii) shkeljen e parimit të barazisë së armëve dhe (iii) të drejtën për punë dhe ushtrim të profesionit.

Gjykata konstatoi se argumentet e ngritura në kërkesë nga parashtruesi i kërkesës nuk arsyetojnë në asnjë mënyrë shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës, dhe ai nuk ka mbështetur pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të mbrojtura me Kushtetutë dhe Konventë, prandaj, Gjykata konkludoi që pretendimet e parashtruesit të kërkesës, (i) në lidhje me të drejtën për një vendim të arsyetuar, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese (ii) në lidhje me shkeljen e parimit të barazisë së armëve, qartazi të pabazuara në baza kushtetuese dhe (iii) në lidhje me të drejtën për punë dhe ushtrim të profesionit, qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, dhe për këtë arsye, të papranueshme, dhe e gjithë kjo në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

“IIC Assistance”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative