Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [ARJ-UZVP.nr. 107/2019], i 9 dhjetorit 2019

Nr. të lëndës KI 136/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI136/20, Parashtrues Enver Maloku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [ARJ-UZVP.nr. 107/2019], i 9 dhjetorit 2019.

KI136/20, Aktvendim i 10 dhjetorit 2021, publikuar më 13 janar 2022

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedure administrative, kërkesë e papranueshme

Gjykata rikujton se rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me tatimin e ngarkuar ndaj parashtruesit të kërkesës nga ana e ATK-së në vlerë prej 46,983.50 €, si dhe gjobën në vlerë prej 25%, për periudhën 1 prill 2010 deri me 31 dhjetor 2015. Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankese në Departamentin për Ankesa të ATK-së e cila u refuzua si e pabazuar nga kjo e fundit. Me pas, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën Themelore kundër ATK-së me arsyetimin se kjo e fundit me rastin kur e ka ngarkuar parashtruesin e kërkesës si tatimpagues me TVSH, në mënyrë të gabuar ka interpretuar dhe zbatuar dispozitat e Ligjit për TVSH-në, gabimisht ka konstatuar gjendjen faktike me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk ka ushtruar veprimtari afariste dhe nuk ka realizuar ndonjë transaksion biznesore. Me tej, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Themelore kishte theksuar se parat në llogarinë e tij personale janë trajtuar si të hyra bizensore pa asnjë fakt dhe prove dhe kjo ka shkaktuar që parashtruesi të ngarkohet me tatim. Si rezultat i kësaj, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Themelore kishte kërkuar ekspertize financiare në mënyrë që të konstatohet drejt gjendja faktike. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A. nr. 1937/16] e refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës, si të pabazuar bashkë me kërkesën për ekspertizë financiare. Parashtruesi i kërkesës u ankua në Gjykatën e Apelit duke kontestuar vendimin e Gjykatës Themelore përfshirë edhe refuzimin për caktimin e ekspertit financiare. Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [A. A. nr. 373/2018] e refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoj Aktgjykimin [A. nr. 1937/16] e Gjykatës Themelore, të 15 marsit 2018. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësore në Gjykatën Supreme duke pretenduar zbatimit të gabuar të të drejtës materiale dhe shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore si rezultat i mos mbajtje se seancës publike; mos shqyrtimi i provave duke kontestuar po ashtu edhe refuzimin e kërkesës për caktimin e ekspertit financiare në rastin e tij. Por, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ-UZVP nr. 107/2019] e refuzoj kërkesën e parashtruesit si të pabazuar.  Këtë konstatim të Gjykatës Supreme dhe mos shqyrtimi i provave nga ana e gjykatave të rregullta; refuzimi i dëshmitarit të propozuar si dhe mos arsyetimi i refuzimit të kërkesës për ekspertizë financiare në rastin e tij , parashtruesi i kërkesës i konteston edhe para Gjykatës.

Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës pretendon se mos shqyrtimi i provave të paraqitura, refuzimi dhe mos arsyetimi i refuzimit të kërkesës për caktimin e ekspertit financiar bashkë me refuzimin e dëshmitarit ka rezultuar në konstatim të gabuar të gjendjes faktike në rrethanat e rastit të tij nga ana e gjykatave të rregullta dhe për pasoje është ngarkuar me tatimi në mënyrë të padrejte sepse sipas tij, parashtruesi nuk ka ushtruar aktiviteti biznesore dhe se të hyrat në llogarinë personale janë trajtuar si të hyra nga aktiviteti biznesore pa u mbështetura në ndonjë prove konkrete. Këto pretendime, parashtruesi i kërkesës i ngriti edhe para Gjykatës, duke pretenduar në esencë, shkelje të parimit të barazisë se armeve dhe të drejtës për vendim të arsyetuar në kuadër të nenit  31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të konstatimi të gabuar te gjendjes faktike; mos shqyrtimi i provave; refuzimi i dëshmitarit te propozuar si dhe mos arsyetimi i refuzimit të kërkesës për ekspertizë financiare nga ana e gjykatave të rregullta.

Gjykata vlerësoi  se vendimi për të refuzuar ekspertizën financiare mund të duket në pamje të parë i hapur ndaj kritikave. Megjithatë, Gjykata vërejti  se gjykatat e rregullta, përkatësisht Gjykata Themelore gjate vendimmarrjes kishte në dispozicion provat relevante si vendimin  [nr.333/2016] e ATK-së, pretendimet e parashtruesit drejtuar ATK-së, raportin e kontrollit, transferet bankare, kontratën e punësimi etj.

Gjykata vlerësoj se refuzimi për të urdhëruar një mendim eksperti nuk është, në vetvete, i padrejtë; Gjykata duhet të konstatojë nëse procedurat në tërësi ishin të drejta. Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana në rastin e parashtruesit të kërkesës, gjykatat e rregullta kishin të drejtë të mbanin mendimin se kishin informacion të mjaftueshëm për të qenë në gjendje të jepnin gjykim në bazë të shqyrtimit paraprak të çështjes dhe provave para tyre.

Si përmbledhje, Gjykata konsideroj se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur dëshmi, fakte dhe argumente që dëshmojnë se procedurat në gjykatat e rregullta kanë shkaktuar shkelje të të drejtave te tij të garantuara me Kushtetute, gjegjësisht me nenet 24, 31 dhe 46 të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Rrjedhimisht, kërkesa u refuzua si qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe u deklarua  e papranueshme ne pajtim me rregullin 39 (2) te Rregullores se punës.

Parashtruesit:

Enver Maloku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative