Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme ARJ.nr.133/21 të 29 dhjetorit 2021

Nr. të lëndës KI73/22

Parashtruesit: N.T “Viva Pharmacie”

Shkarko:

 

 

Prishtinë, më 6 janar 2023

Nr. ref.:RK 2105/22

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI73/22

 

Parashtrues

 

N.T “Viva Pharmacie”

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme​​ ARJ.nr.133/21 të 29 dhjetorit 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga​​ N.T “Viva Pharmacie”, e​​ cila​​ përfaqësohet nga​​ Aziz Haxhiu pronar​​ nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [ARJ.nr.133/21]​​ ​​ 29 dhjetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ ​​ lidhje me​​ Aktgjykimin [AA.nr.544/21]​​ ​​ 7 tetorit 2021​​ të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [A.nr.772/16] të​​ 2 marsit 2021​​ të Gjykatës Themelore​​ në Prishtinë ( në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës Aktgjykimin​​ e kontestuar​​ [ARJ.nr.133/21] të​​ 29 dhjetorit 2021​​ e ka pranuar më​​ 27 janar 2022.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet​​ se​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ i​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë​​ themelore​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ ​​ paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe​​ paragrafët 1 dhe​​ 7​​ të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22(Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura​​ para​​ Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 25​​ maj 2022,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ dorëzoi në postë​​ kërkesën​​ e saj, e cila​​ arriti dhe u regjistrua më 31 maj 2022​​ në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 8 qershor​​ 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit [Nr.GJR.KI73/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban dhe Remzie Istrefi Peci, anëtarë.

 

  • Më​​ 10 qershor​​ 2022, Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe i kërkoi që ta sjellë kopjen e Aktgjykimit​​ [ARJ.nr.133/21] të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme​​ . Po ashtu​​ një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.

 

  • Më 10 qershor 2022, Gjykata njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës dhe nga ajo kërkoi që ta sjellë fletkthesën e cila tregon se kur parashtruesja e kërkesës e ka pranuar Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme.

 

  • Më 20 qershor 2022, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.

 

  • Më 28 qershor 2022, parashtruesja e kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumentet e kërkuara.

 

  • Më 5 shtator 2022, Gjykata i dërgoi një shkresë përfaqësuesit të parashtrueses së kërkesës dhe kërkoi nga ai që ta sjell autorizimin për përfaqësim.

 

  • Më 23 shtator 2022, përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës dorëzoi në Gjykatë autorizimin.

 

  • Më​​ 13 dhjetor​​ 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës,​​ Inspektorët tatimor pasi që kishin inspektuar parashtruesen e kërkesës dhe atë për periudhën 2010 -2014, përmes​​ Njoftimit​​ të​​ rivlerësimit​​ të​​ 20 tetorit 2015, parashtruesen e kërkesës e kishin ngarkuar me tatim shtesë.

 

  • Parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar ankesë në Administratën Tatimore të Kosovës – Departamentin e Ankesave (në tekstin e mëtejmë: ATK)​​ kundër Raportit të kontrollit të Inspektoratit tatimor.

 

  • Më 21 prill 2016, ATK përmes vendimit [60/2016] e kishte refuzuar ankesën e parashtrueses së kërkesës, dhe kishte vërtetuar Njoftim rivlerësimin pas kontrollit si të bazuar.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesja e kërkesës kishte ushtruar padi për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore kundër vendimit [60/2016] të ATK-së, ku kishte kërkuar që të anulohet vendimi në fjalë si dhe vlerësimi nga inspektorët tatimor.

 

  • Më 2 mars 2021, Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit [A.nr.772/16] refuzoi kërkesëpadinë e parashtrueses së kërkesës si të pabazuar, dhe la në fuqi vendimin [60/2016] të 21 prillit 2016 të ATK-së.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesja e kërkesës përmes përfaqësuesit të saj paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, për shkak të aplikimit të gabuar të dispozitave procedurale, konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që të aprovohet ankesa e tij dhe aktgjykimi i atakuar të ndryshohet në tërësi, në atë mënyrë që të aprovohet padia si e bazuar dhe të anulohet vendimi i të paditurës nr.60/2016, ose aktgjykimi i ankimuar të prishet dhe çështja të kthehet gjykatës së shkalës së parë në​​ rishqyrtim dhe rivendosje.

 

  • Më 7 tetor 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.544/2021] refuzoi​​ si të pabazuar ankesën e parashtrueses së kërkesës, dhe aktgjykimin e Gjykatës Themelore e vërtetoi.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, për shkak të shkeljes së dispozitave procedurale dhe aplikimit të gabuar të dispozitave materiale, me propozim që aktgjykimet e kontestuara të anulohen dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe​​ rivendosje.​​ 

 

  • Më 29 dhjetor 2021, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr.133/2021] refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga parashtruesja e kërkesës.

 

Pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës e​​ konteston​​ Aktgjykimin​​ [ARJ.nr.133/2021]​​ e​​ 29 dhjetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme,​​ me pretendimin se​​ i njëjti​​ është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore​​ ​​ saj​​ ​​ garantuara​​ me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ pretendon​​ shkelje të nenit​​ 31 të Kushtetutës duke theksuar se Gjykatat e rregullta me theks të veçantë Gjykata​​ Supreme nuk i kishte marrë për bazë pretendimet e​​ saj, pasi që vendimin e kishte bazuar në vlerësimet e nxjerra nga ekspertiza financiare e punuar nga eksperti R.F, ku lidhur me këtë thekson se “​​ Gjykata ia ka falur besimin ne tërësi kësaj ekspertize dhe vendimin e ka bazuar ne te njëjtën pavarësisht faktit se paditësi i ka paraqitur edhe ne seancën e shqyrtimit kryesor te gjitha vërejtjet e tij lidhur me ekspertizën e punuar nga eksperti financiar. Pavarësisht faktit qe nga ekspertiza shihet qarte se mendimi dhe konstatimi është jo profesional dhe jo i pavarur serish gjykata ka vendosur krejtësisht sipas ekspertizës. Kjo ekspertize është e përgjithësuar dhe e pabazuar ne ligjet dhe dispozitat e aplikueshme për procedurat tatimore. Gjykata e as eksperti me rastin e përpilimit të ekspertizës nuk e ka marr parasysh faktin se e paditura ATK me rastin e llogaritjes së stoqeve, KMSH-se dhe për fitimin bruto është dashur qe te merret komplet vitin dhe jo vetëm pjesa e datës 31.07.2010. Kjo për arsye se tatimi ne fitim duhet te llogaritet për tërë vitin gjithashtu KMSH-ja e sidomos marzha nuk mund te llogaritet vetëm për këtë periudhe pasi qe për periudhën pas datës 31.07.2010 ka pasur shitje edhe te mallrave te blera para kësaj date, te cilat kane qene ne stoqe. Edhe pse nga raporti i kontrollit nuk është e qarte​​ se nga e ka marre dhe si e ka llogaritur​​ marzhën​​ e shitjes,​​ megjithatë​​ pikërisht​​ duke u​​ mbështetur në llogaritjen e​​ marzhës​​ se​​ përdorur​​ nga ana e inspektorit te ATK-se, por duke e shtrire ne tere vitin na del​​ një​​ diference​​ tjetër​​ për​​ vitin 2010​​ përkatësisht​​ jo shuma prej 92,000.74 € por 78, 470.41 €.​​ Ndërsa​​ eksperti me ekspertize ka vazhduar me te​​ njëjtin​​ konstatim si ne vendimin e te​​ paditurës, duke mos e llogaritur drejte​​ marzhën.​​ Kështu​​ i​​ njëjti​​ ka vepruar ne​​ kundërshtim​​ me nenin 39 te ligjit Nr.05/L-037 paragrafi 4​​ për​​ Tatimin mbi​​ Vlerën​​ e Shtuar ne te​​ cilën​​ theksohet se "Proporcioni i​​ zbritshëm​​ i TVSH-se duhet te​​ përcaktohet​​ ne baza vjetore si​​ përqindje dhe duhet te rrumbullakohet ne​​ një​​ numër​​ te plote qe pason​​ "

 

  • Tutje parashtruesja e kërkesës​​ pretendon se përllogaritja e tatimit nga ana e inspektoratit të ATK-së ka qenë e gabuar, pasi që siç​​ thekson​​ “...​​ në vitet të cilat inspektorati ka llogaritur të hyrat e raportuara nga ana jonë kanë qenë më të ulëta se sa të hyrat që i ka konstatuar inspektori i ATK-së në bazë​​ të kësaj metodologjie, inspektori ka llogaritur nën deklarim dhe ka caktuar tatim shtesë, tatim në fitim dhe tatim mbi vlerën e shtuar. Mirëpo, në vitet në të cilat ka llogaritur që të hyrat e raportuara nga ana e jonë kanë qenë më të larta se sa të hyrat që i ka konstatuar inspektori i ATK-se ne baze te kësaj metodologjie (siç; është rasti ne 2012 dhe 2014), inspektori nuk ka llogaritur asgjë dhe ka pranuar deklarimin e tatimeve nga ana e kompanisë. Kështu Inspektorati Tatimor ka bere disa devijime nga Ligjet dhe Rregul10ret mbi Vlerësimin konform nenit 19 te Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Sqarojmë se arsyeja e Kontrollit si "Analize e Riskut" dhe rezultatet e tatimit shtese nuk përputhet me te gjeturat e Raportit te Kontrollit. Konstatimi i inspektoreve me rastin e kontrollit ishin se: Tatimpaguesi Posedon Librat Afariste, Libër Blerje dhe Libër shitje, ka te punësuar dhe lajmëruar 3-4 punëtor, ne te gjitha pikat posedon Arkat Fiskale si obligimi ligjor, dhe se ka deklaruar tatimet për te gjitha periudhat është ne harmoni me kërkesat për regjistrime sipas nenit 13 te Ligjit 03/L-222, konstatim i cili është krejtësisht i kundërt me vendimin përfundimtar te marr nga i njëjti. Kështu, shihet qe edhe vendimi i te paditurës është marr me shkelje nga nenit 19 i te njëjtit ligj 03/L-222”.

  • Parashtruesja e kërkesës​​ më tej pretendon se Gjykata ka bërë shkelje të nenit 160 par.5 të Ligjit të Procedurës Kontestimore (në tekstin e mëtejmë: LPK), pasi që siç​​ thekson​​ ajo​​ kishte kërkuar nga​​ gjykata nxjerrjen e një super ekspertize për analizimin e kësaj çështje, mirëpo gjykata përveç; qe këtë kërkesë e ka refuzuar e njëjta as nuk e ka arsyetuar se pse ose mbi çfarë baze ligjore e ka refuzuar këtë kërkesë te paditësit”.

 

  • Më tej parashtruesja e kërkesës pohon se pasi që nuk ishte pajtuar me mendimin e ekspertizës të cilën gjykata e kishte njohur, ajo kishte angazhuar një ekspertë të pavarur i cili kishte dhënë mendimin dhe konstatimin për këtë çështje, ku sipas saj eksperti kishte vërtetuar se​​ “ekspertiza te cilës gjykata ia ka falur besimin është e pabazuar ne dispozita ligjore dhe me te gabimisht është konstatuar gjendja faktike. Nga kjo ekspertize Gjykata dhe eksperti i angazhuara nga ana i gjykatës fare nuk e kane marr për baze 23 fatura te cilat ndikojnë ne llogaritjen e tatimit e qe kane te bëjnë me te njëjtën​​ barnatore prej te ditës​​ kane​​ kërkuar​​ pagesën​​ e tatimit shtese. Po ashtu gjykata dhe eksperti financiar nuk i ka llogaritur si shpenzime vlerat e paguara​​ për​​ licencat e barnatores ku ka ushtruar kontroll si dhe faturat​​ për​​ pagesat e​​ shfrytëzimit​​ te​​ arkës fiskale, të të​​ njëjtës​​ barnatore.​​ Kështu, referuar te larte cekurave shohim qe te dy gjykatat kane arritur në një përfundim krejtësisht duke u bazuar ne një ekspertize te pasakte dhe jo analizuese për çështjen konkrete, pa i analizuar ne mënyrë të përfillte faktet e prezantuara dhe dispozitat ligjore te cilat e rregullojnë këtë çështje tatimore andaj dhe këto vendime janë marr me shkelje te dispozita ligjore”.

 

  • Në fund parashtruesja e​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata: (i) të deklarojë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës; (iii) të shpallë të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme ARJ.nr.133/21 të 29 dhjetorit 2021; dhe (iv) të kthejë lëndën në rivendosje.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

[...]

 

LIGJI Nr. 04/L-102 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Nr. 03/L-222

 

 

 

Neni 81.F

Detyrimi i vërtetimit

1. Tatimpaguesi do të bartë detyrimin mbi vërtetimin e fakteve që mbështesin kërkesën e tij/saj.​​ 

2.Administrata tatimore, doganore ose ndonjë administratë tjetër kompetente do të bartë detyrimin e vërtetimit të fakteve të cilat e mbështesin vendimin dhe kundërshtojnë kërkesën e tatimpaguesit.​​ 

3. Provat e mbledhura nga procedurat penale tatimore dhe doganore dhe vendimi i gjykatësit penal, mund të përdoret në procesin gjyqësor para Divizionit Fiskal, mbi bazën e identifikimit të fakteve dhe personave.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ të cilët​​ përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët​​ janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

[...]

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet paragrafit 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.”

 

  • Gjykata fillimisht vëren se në pajtim me paragrafin 4 të nenit 21 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë të paraqesë ankesë kushtetuese, duke iu referuar shkeljeve të pretenduara të të drejtave dhe lirive themelore të tij, të vlefshme për individët dhe personat juridik (shih rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI41/09, parashtruesi i kërkesës Universiteti AAB-RIINVEST L.L.C., Aktvendimi për papranueshmëri i 3 shkurtit 2010, paragrafi 14; dhe​​ KI35/18, me parashtrues “Bayerische Versicherungsverbrand”, Aktgjykim​​ i 11 dhjetorit 2019, paragrafi 40).

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi​​ mund​​ ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat të drejta dhe liri​​ pretendon​​ se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur​​ parashtruesit​​ i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ Gjykata vlerëson se parashtruesja e​​ kërkesës: është​​ palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ajo​​ e konteston kushtetutshmërinë e një akti të autoritetit publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [ARJ.nr.133/21]​​ e​​ 29 dhjetorit 2021​​ të Gjykatës Supreme;​​ se​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit;​​ se​​ i ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe​​ kërkesën e ka​​ parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, siç parashihet me​​ nenin​​ 49​​ ​​ Ligjit.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht​​ nën rregullin​​ (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës, që përcakton:

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e​​ pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, si dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë​​ një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih rastet e Gjykatës​​ KI04/21,​​ me parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12 majit 2021, paragrafi 26;​​ dhe​​ KI175/20,​​ me parashtrues:​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi 37).​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ atëherë kur plotësohet njëri nga dy nënkriteret, në vijim:​​ a) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse në bazë të​​ fakteve dhe rrethanave të rastit qartazi duket shkelja e Kushtetutës dhe KEDNj-së (shih, rastin e GjEDNj-së​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03, vendimi i 31 majit 2005; shih gjithashtu​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008); dhe b) kur parashtruesi/ja i/e kërkesës nuk paraqet ose refuzon të paraqesë prova materiale, me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë atë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih, rastin e Gjykatës​​ KI166/20,​​ parashtrues,​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi 43), dhe​​ në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GjEDNj-së,​​ Kemmache kundër Francës,​​ nr. 17621/91, Aktgjykimi i 24 nëntorit 1994, kategoria (i),​​ Juta Mentzen kundër Lituanisë,​​ nr. 71074/01, vendimi i 7 dhjetorit 2004, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, Aplikimi nr. 4241/03, kategoria (iii).

 

  • Në këtë kontekst,​​ si dhe në vazhdim të tekstit, vlerësimit nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë​​ thelbin e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë (shih rastin KI04/21, cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Rrethanat e rastit konkret,​​ ndërlidhen me​​ atë që parashtruesja e kërkesës pas inspektimit të Inspektoratit tatimor, ishte ngarkuar me tatime shtesë.​​ Parashtruesja e kërkesës ishte ankuar në Komisionin e ankesave të ATK-së, lidhur me raportin e vlerësimit të Inspektoratit tatimor. Komisioni i ankesave i ATK-së e kishte refuzuar ankesën e parashtrueses së kërkesës dhe kishte vërtetuar vlerësimin e Inspektoratit tatimor. Parashtruesja e kërkesës kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore kundër vendimit të ATK-së, të cilën padi Gjykata Themelore e kishte refuzuar dhe kishte lënë në fuqi vendimin e ATK-së. Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore, e cila ankesë ishte refuzuar. Në Gjykatën Supreme parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, por e cila ishte refuzuar nga Gjykata Supreme.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme, i janë shkelur të drejtat e​​ saj​​ të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

 

i) Lidhur me shkeljet e pretenduara të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata vëren se thelbi i ankesës së parashtrueses së​​ kërkesës qëndron në pretendimin se Gjykata Supreme ka shkelur nenin 31 të Kushtetutës,​​ pasi që vendimin e saj e kishte bazuar në ekspertizën me të cilën ai nuk ishte pajtuar,​​ duke arsyetuar “...​​ Gjykata ia ka falur besimin ne tërësi kësaj ekspertize dhe vendimin e ka bazuar ne te njëjtën pavarësisht faktit se paditësi i ka paraqitur edhe ne seancën e shqyrtimit kryesor te gjitha vërejtjet e tij lidhur me ekspertizën e punuar nga eksperti financiar. Pavarësisht faktit qe nga ekspertiza shihet qarte se mendimi dhe konstatimi është jo profesional dhe jo i pavarur serish gjykata ka vendosur krejtësisht sipas ekspertizës.​​ Kjo ekspertize është e përgjithësuar dhe e pabazuar ne ligjet dhe dispozitat e aplikueshme për procedurat tatimore”.

 

  • Gjykata vëren se thelbi​​ i​​ pretendimeve të parashtrueses së​​ kërkesës ka të bëjë me vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe interpretimin e gabuar të ligjeve të zbatueshme nga Gjykatat e rregullta, përkatësisht nenit​​ 19 të Ligjit​​ 03/L-222​​ për ATK-në dhe Procedurat, si dhe​​ nenit 160 paragrafi 5 i LPK-së.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por duke marrë parasysh edhe karakteristikat e saj, siç përcaktohen në KEDNJ, si dhe parimin e subsidiaritetit dhe doktrinën e shkallës së katërt, vazhdimisht ka theksuar ndryshimin midis “kushtetutshmërisë” dhe “ligjshmërisë” dhe ka theksuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin e gabuar dhe zbatimin e gabuar të ligjeve, që pretendohet të jenë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla kanë mundur të shkelin të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih, në këtë kontekst, rastet e Gjykatës​​ KI179/18, parashtrues​​ Belgjyzar Latifi, Aktvendim për papranueshmëri, i 23 korrikut 2020, paragrafi 68;​​ KI49/19, parashtrues​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”,​​ Aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi 47;​​ KI56/17,​​ me parashtruese​​ Lumturije Murtezaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 18 dhjetorit 2017, paragrafi 35; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ me parashtrues,​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 gushtit 2019, paragrafi 60, dhe së fundmi rasti​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni, Aktvendimi i 10 nëntorit 2021, paragrafi 34).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu vazhdimisht ka theksuar se nuk është roli i kësaj Gjykate të rishikojë gjetjet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se nuk mund të vlerësojë vetë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. (shih, në këtë kontekst, rastin e GjEDNj-së​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdoruara aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës,​​ KI49/19, cituar më lart, paragrafi 48; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ cituar më lart, paragrafi 61, dhe së fundmi rasti​​ KI76/21, parashtrues​​ Qemajl Babuni,​​ Aktvendimi i 10 nëntorit 2021, paragrafi 35).​​ 

 

  • Gjykata vëren se gjykatat e rregullta arsyetuan në mënyrë të detajuar se në bazë të cilave prova dhe në bazë të të cilave dispozita materiale kanë nxjerrë aktgjykimet përkatëse, duke iu përgjigjur pretendimeve të parashtrueses së​​ kërkesës lidhur me​​ vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe​​ zbatimin e gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Së pari,​​ Gjykata Themelore, përmes​​ Aktgjykimit​​ [A.nr.772/16],​​ refuzoi kërkesëpadinë e parashtrueses së kërkesës si të pabazuar dhe la në fuqi vendimin nr.60/2016 të 21 prillit 2016 të ATK-së, me arsyetimin se “[...]​​ Gjykata konsideron se përdorimi i mjeteve dhe metodave te provuarit, nënkupton një detyrim për palët dhe respektimin e procedurave ligjore te përcaktuara me ligj, rrjedhimisht në këtë kuptim gjykata vlerëson se paditësi nuk ka arritur te mbështes me prova pretendimet e tije ne padi ashtu siç​​ parashihet me dispozitat e nenit​​ 81.F par. 1​​ te Ligjit nr. 04/L-102, pasi që në bazë të​​ kësaj​​ dispozite "Tatimpaguesi do të bart detyrimin mbi vërtetimin e fakteve që mbështesin kërkesën e tij/saj".​​ Ndërsa neni 7 par.1​​ dhe 3 i Ligjit​​ për​​ Procedurën​​ Kontestimore​​ nr. 03/L-006 parasheh se: "palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet mbi të cilat mbështesin kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilat konstatohen faktet e tilla”. Andaj nga kjo rezulton se gjykata i​​ ka​​ dhënë​​ mundësi​​ paditësit​​ nxjerrjen e​​ provës​​ përmes ekspertit financiar i cili në​​ ekspertizën​​ financiare ka konstatuar se​​ ekzistojnë​​ konstatimit e gjetura​​ për​​ periudhën kontestuese të​​ kontrollit sipas Raportit të​​ Kontrollit. Nga kjo gjendje​​ gjykata​​ nuk ka mundur të​​ vërtetoj​​ një gjendje​​ tjetër​​ faktike nga gjendja qe e ka konstatuar e paditura ne​​ procedurën​​ administrative.​​ për​​ arsye se, pretendimet e fakteve ne​​ këtë​​ rast bien ne barre te​​ paditësit​​ i cili në​​ këtë​​ konflikt​​ administrativ nuk ka paraqitur provat e nevojshme qe do te​​ dëshmonin​​ te​​ kundërtën e nga vendimi kontestues.​​ Pas analiz1mit dhe vlerësimit​​ te provave materiale te​​ cilat i kemi elaboruar me lartë,​​ paditësi​​ nuk ka mundur te argumentoje me​​ prova bindes,​​ një​​ gjendje​​ tjetër​​ faktike nga ajo qe​​ është​​ vërtetuar​​ nga e paditura,​​ ndërsa​​ provat tjera te paraqitura nuk​​ janë​​ me ndikim ne vendosjen ndryshe ne​​ këtë çështje administrative.​​ Pas​​ analizës​​ dhe​​ vlerësimit te gjendjes faktike,​​ Gjykata​​ erdhi në​​ përfundim​​ se ne​​ këtë çështje administrative, drejt​​ është​​ vërtetuar gjendja faktike, nga e cila del se nuk​​ është​​ cenuar ligji ne dem te​​ paditësit,​​ andaj pretendimet e​​ paditësit nuk i aprovoi,​​ sepse i​​ vlerësoi​​ pa ndikim ne​​ vërtetimin​​ e​​ një​​ gjendje​​ tjetër​​ faktike nga ajo që​​ është vërtetuar​​ nga ana e organ it te paditur. Mbi​​ këtë gjendje të​​ fakteve.​​ gjykata​​ vlerëson se vendimi kontestues i ATK-së​​ është​​ i qarte dhe i​​ kuptueshëm​​ dhe​​ përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë duke vlerësuar se edhe e drejta materiale është zbatuar drejtë​​ ".

 

  • Po ashtu edhe Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.544/2021] refuzoi si të​​ pa bazuar ankesën e parashtrueses së​​ kërkesës, ku ndër të tjera theksoi “​​ [...]​​ Gjykata e shkalles se pare i ka dhënë mundësi paditësit nxjerrjen e provës përmes ekspertit financiar, i cili ne ekspertizën financiare ka konstatuar se ekzistojnë konstatimet e gjetura për periudhën kontestuese te kontrollit sipas Raportit te Kontrollit. Prandaj, nga kjo gjendje gjykata e shkalles se pare me te drejte nuk ka mundur që të vertetoj një gjendje tjetër faktike nga gjendja qe e ka konstatuar e paditura ne procedurën administrative, për arsye se pretendimet e fakteve ne këtë rast bien në barrë të paditësit i cili në këtë konflikt administrativ nuk ka paraqitur provat e nevojshme qe do te dëshmonin të kundërtën e konstatimeve nga vendimi kontestues. Andaj, kolegji i kësaj gjykate vlerëson se gjykata e shkalles se pare drejte ka vendosur kur është bazuar ne dispozitat e LKA-se, dhe Ligjit Nr.04/L-102 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

 

  • Në fund, në lidhje me pretendimet​​ e​​ parashtrueses së kërkesës vendosi​​ edhe Gjykata Supreme, e cila e refuzoi​​ si të pabazuar​​ kërkesën për​​ rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor​​ dhe vërtetoi​​ aktgjykimin e​​ Gjykatës së Apelit në tërësi.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata​​ Supreme përmes aktgjykimit​​ [ARJ.nr.133/2021], ndër të tjera arsyetoi​​ [...]​​ mbi këtë gjendje Gjykata Supreme vlerëson se, gjykatat e instancave më të ulëta dhe organi administrativ i paditur si në vendimin e tij​​ përfundimtar, drejtë kanë zbatuar dispozitat e LPA-së, LKA-së, të LPK-së, (ligji i zbatueshëm si në kuptim të nenit 63 të LKA-së) si dhe të ligjit material për ATK-në dhe procedurat. Aktgjykimi i kontestuar i gjykatës së shkallës së dytë është i qartë dhe i kuptueshëm, në arsyetimin e tije janë dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Prandaj janë të pa qëndrueshme pretendimet në kërkesë. Kolegji po ashtu vlerëson se në këtë çështje edhe e drejta materiale është aplikuar drejtë nga gjykatat e instancave më të ulëta dhe organi i paditur dhe nuk është cenuar ligji në dëm të paditësit​​ [...]”.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton që parashtruesja e​​ kërkesës ka pasur mundësi të përfitojë​​ nga procedura kontradiktore dhe se ka pasur mundësi që në fazat e ndryshme të procedurës t’i paraqesë pretendimet dhe provat të cilat i ka konsideruar si të rëndësishme për rastin e​​ saj; ka pasur mundësinë për t’i kundërshtuar në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta i kanë dëgjuar dhe shqyrtuar të gjitha pretendimet e tyre, e të cilat, shikuar​​ objektivisht, kanë qenë të rëndësishme për zgjidhjen e lëndës, dhe se arsyet faktike dhe juridike për vendimin e kundërshtuar janë paraqitur në detaje, dhe për këtë arsye procedura, e marrë në tërësi, ishte e drejtë (shih​​ mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-së i 21 janarit 1999,​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, paragrafët 29 dhe 30; shih gjithashtu rastin e Gjykatës​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi,​​ Aktvendim​​ për Papranueshmëri​​ i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

​​ 

  • Gjykata thekson që në rrethanat e rastit konkret, parashtruesja e​​ kërkesës​​ lidhur me​​ pretendimet​​ për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si rezultat i interpretimit të gabuar të ligjit,​​ thekson se,​​ Gjykatat​​ e​​ rregullta​​ ka​​ interpretuar gabimisht dispozitën​​ e​​ nenit 19 të Ligjit 03/L-222 për ATK-në, si dhe nenit 160 paragrafi 5 i LPK-së,​​ megjithatë ajo​​ nuk​​ e​​ mbështet​​ në asnjë mënyrë​​ dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si ky interpretim i ligjit të aplikueshëm nga gjykatat e rregullta, mund të ketë qenë “qartazi i gabuar”, duke rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesen​​ e kërkesës apo se si procedurat pranë gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe arbitrare. Përveç kësaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta kanë marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit, pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës dhe kanë arsyetuar qartazi të njëjtat (Shih rastet​​ e Gjykatës​​ KI64/20, parashtrues​​ Asllan Meka, Aktvendim për papranueshmëri i 3 gushtit 2020, paragrafi 41;​​ dhe​​ KI22/19, cituar më lart, paragrafi 43).

 

  • Thënë këtë Gjykata vlerëson se Gjykatat e rregullta arsyetuan në mënyrë të detajuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës, ku në bazë të provave të nxjerra ishte vërtetuar se nuk qëndrojnë pretendimet e parashtrueses së kërkesës dhe me këtë rast, të njëjtat ishin shpallur si të pa bazuara. Sa më sipër, Gjykata thekson se parashtruesja e​​ kërkesës nuk ka arritur që pretendimet e saj për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë t’i ngrejë në nivel kushtetutshmërie.

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkeljen e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së janë (i) pretendime që bien në kategorinë e “shkallës së katërt” dhe si të tilla, këto pretendime të parashtrueses së kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 dhe 48 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 13 dhjetor 2022, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi​​  ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

N.T “Viva Pharmacie”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative