Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme A. nr. 3271/2006 të 8 tetorit 2008

Nr. të lëndës KI 39/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI 39/21, parashtrues i kërkesës Abdullah Marmullaku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme A. nr. 3271/2006 të 8 tetorit 2008

KI 39/21, Aktvendim për papranueshmëri i 10 shtatorit  2021, publikuar më 18 tetor 2021

Fjalët kyç: kërkesa individuale, jashtë afatit kohor

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatë, në të cilën kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Shërbimit për Kadastër nr. 07-354-859. Megjithatë, Gjykata konstatoi nga shkresat e lëndës se aktvendimi i lartcekur nr. 07-354-859, ishte tashmë subjekt i një kontrolli të caktuar në të cilin gjykatat merreshin me çështjen e ligjshmërisë së tij, dhe se rruga procedurale në lidhje me atë aktvendim përfundoi me Aktgjykimin A. nr. 3271/2006, të Gjykatës Supreme të 8 tetorit 2008.

Mbi këtë bazë, rrjedh se është pikërisht ky aktgjykim i Gjykatës Supreme edhe vendimi i fundit i nxjerrë si rezultat i një “mjeti efektiv juridik” në rastin konkret.

Gjykata, duke pasur parasysh këto fakte të rastit konkret, përkatësisht që Aktgjykimi A. nr. 3271/2006 i Gjykatës Supreme të 8 tetorit 2008, dhe se parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë më 23 shkurt 2021, arrin në përfundimin se kërkesa e parashtruesit ishte parashtruar jashtë afatit 4 mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Abdullah Marmullaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile