Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 395/2018, të 13 shtatorit 2018

Nr. të lëndës KI 41/19

Parashtruesit: Ramadan Koçinaj

Shkarko:

KI41/19, Parashtruesi i kërkesës: Ramadan Koçinaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 395/2018, të 13 shtatorit 2018

KI41/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 15 janar 2020, i publikuar më 11 shkurt 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë civile, procedure gjyqësore, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës ngriti pretendimet për shkelje të nenit 46, në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së. Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, AA. nr. 395/2018, në lidhje me vendimet e instancave më të ulëta, ia kanë pamundësuar parcelizimin dhe regjistrimin e pronës në mënyrë që t’i  lëshohet leja për ndërtimin e shtëpisë.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se përmes Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA. nr. 395/2018, të 13 shtatorit 2018, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të KEDNJ-së.

Lidhur me pretendimin se organet administrative dhe gjykatat e rregullta i kanë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së, për shkak se refuzuan kërkesën e tij për parcelizimin dhe regjistrimin e pronës, në mënyrë që t’i lëshohet leja për ndërtimin e shtëpisë, Gjykata vendosi që kërkesa të shpallet e papranueshme, si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shpronësimin, Gjykata vendosi që kërkesa duhet të shpallet e papranueshme, sepse parashtruesi nuk ka shteruar mjetet juridike, siç kërkohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Përkitazi me kërkesën për mos zbulim identiteti, Gjykata vendosi ta refuzojë sepse konisderoi se ai arsyetim nuk paraqet argumente të mjaftueshme për miratimin e kësaj kërkese.

Gjykata në fund konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk e mbështeti kërkesën e tij për shkeljen e ndonjë të drejte të mbrojtur me Kushtetutë. Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit mbetet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme.

Parashtruesit:

Ramadan Koçinaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative