Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 71/2021] të Gjykatës Supreme, të 11 majit 2022 në lidhje me Aktgjykimin [Ac. nr. 4220/2018] e Gjykatës së Apelit të Republikës se Kosovës të 11 nëntorit 2020 dhe Aktgjykimin [C. nr. 1008/14] e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 11 qershorit 2018

Nr. të lëndës KI133/22

Parashtruesit: Jakup Smajli

Shkarko:

KI133/22, Parashtrues: Jakup Smajli, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 71/2021] të Gjykatës Supreme, të 11 majit 2022 në lidhje me Aktgjykimin [Ac. nr. 4220/2018] e Gjykatës së Apelit të Republikës se Kosovës të 11 nëntorit 2020 dhe Aktgjykimin [C. nr. 1008/14] e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 11 qershorit 2018

KI133/22, Aktvendim për papranueshmëri, i 31 janarit 2024, publikuar më 13 mars 2024

Fjalët kyç: e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, barazia para ligjit, kërkesë e papranueshme, qartazi e babazuar,

Rrethanat e rastit kanë të bëjnë me anulimin e kontratës së shitblerjes [Vr. 7225/2003] e 13 nëntorit 2003, e cila u anulua si rezultat i një autorizimi të falsifikuar të nënshkruesit të kontratës me të cilën parashtruesi i kërkesës kishte blerë pronën e paluajtshme dhe për çfarë ka paguar çmimin e parashikuar në kontratë. Si pasojë e anulimit të kontratës së sipërpërmendur, parashtruesi i kërkesës kishte humbur të drejtën e tij ndaj pronës së paluajtshme që ka qenë objekt i kësaj kontrate, për çfarë konsideron se avokati G. T. ishte përgjegjës. Si rezultat i asaj që u tha më lart, parashtruesi i kërkesës kishte iniciuar padi për dëmshpërblim në Gjykatën Themelore, kjo procedurë ka kaluar në të gjitha fazat e procedurës së rregullt deri në procedurën në Gjykatën Supreme, me ç’rast të gjitha gjykatat kanë refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin se veprimet e kundërligjshme të nënshkruesit të kontratës, pra falsifikuesit të autorizimit, kanë qenë vendimtare për shkaktimin e dëmit dhe se nuk mund të lidhen me veprimet apo mosveprimin e avokatit G. T. që e ka përfaqësuar në këtë punë juridike.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendonte se përmes vendimeve të lartpërmendura i janë shkelur të drejtat e garantuara me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit], paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

Në thelb parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendonte se (i) nuk ka pasur trajtim të barabartë para ligjit; (ii) ishte interpretuar në mënyrë të gabuar neni 35 i Ligjit për Avokatinë dhe nenit 134 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve nga ana e gjykatave të rregullta.

Përkitazi me pretendimin e parashtruesit se nuk ishte trajtuar në mënyrë të barabartë para ligjit, respektivisht se është diskriminuar në njëfarë mënyre, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte treguar ose identifikuar individin ose grupin në raport me të cilin është diskriminuar dhe me të cilin ka qenë në një situatë që është krahasueshëm e ngjashme, dhe rrjedhimisht i përkasin kategorisë së pretendimeve që cilësohen si pretendime me “të pambështetura ose të paarsyetuara”.

Përkitazi me pretendimin e parashtruesit për zbatim të gabuar të ligjit, Gjykata konstatoi se parashtruesi në kërkesën e tij nuk ka arritur të dëshmojë dhe të mbështesë pretendimin e tij se si Gjykata Supreme gjatë interpretimit dhe zbatimit të së drejtës materiale ka shkelur të drejtën e tij të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës.

Rrjedhimisht kërkesa në tërësi, në pajtim me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës, u deklarua nga Gjykata e papranueshme, si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Jakup Smajli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative