Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 339/22 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 7 nëntorit 2022

Nr. të lëndës KI78/23

Parashtruesit: Maliqe Sopjani

Shkarko:

KI78/23, Parashtruese: Maliqe Sopjani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 339/22 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 7 nëntorit 2022 

 KI78/22, Vendim për refuzim të kërkesës, i 29 gushtit 2023, publikuar më 12 tetor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, e drejta e pronës, vendim për refuzim të kërkesës   

Parashtruesja e kërkesës zhvilloi një procedurë pranë gjykatave të rregullta me qëllim të vërtetimit të së drejtës pronësore mbi banesën me sipërfaqe prej 84.11 m2, e cila ndodhet në Lagjen “Dardania”, SU-9/1, L. 1, nr. 33 në Prishtinë. Rrjedhimisht, ajo inicioi procedurat pranë i) Agjencisë Kosovare të Pronës dhe ii) gjykatave të rregullta. 

Procedura e iniciuar nga parashtruesja e kërkesës pranë Agjencisë Kosovare të Pronës, përfundoi më 31 mars 2006, kur Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nxori Vendimin [HPCC/REC/60/2006], me të cilin e refuzoi ankesën e saj si të pabazuar.

Gjatë procedurës së rregullt gjyqësore, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, e refuzuan kërkesëpadinë e parashtrueses si të pabazuar, ndërsa Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën e saj për revizion si të pabazuar.

Duke marrë parasysh se procedura gjyqësore përfundoi në këtë mënyrë, parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesën e saj në Gjykatë, duke pretenduar shkelje të nenit 31 paragrafi 2 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenit 46 [Mbrojtja e Pronës], nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe nenit 113 paragrafi 7 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës.

Me rastin e procedimit të kërkesës, Gjykata gjeti se përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës nuk i kishte arsyetuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës, dhe për rrjedhojë, më 24 prill 2023, ajo e njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses së kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe i kërkoi atij që të plotësojë kërkesën duke specifikuar qartë dhe shtjelluar në detaje shkeljet e pretenduara të neneve të Kushtetutës.

Më 5 maj 2023, Gjykata pranoi një shkresë nga përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës, në të cilën i njëjti vetëm specifikoi se konteston nenet 31, 46, 52 dhe 117 të Kushtetutës, por ai nuk ofron informacione e as nuk shtjellon qartë shkeljet e pretenduara të këtyre neneve dhe lidhshmërinë e tyre me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, edhe pse Gjykata në mënyrë të qartë i kërkoi atij që të bënte një gjë të tillë.

Duke pasur parasysh këtë, Gjykata vendosi që kërkesa e parashtrueses së kërkesës të refuzohet me procedurë të shkurtër, në pajtim me rregullin 54 (2) (a) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Maliqe Sopjani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile