Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit, Rev.nr.288/2020, të 1 tetorit 2020, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI42/21

Parashtruesit: Arsim Isufi

Shkarko:

KI42/21, Parashtrues: Arsim Isufi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit, Rev.nr.288/2020, të 1 tetorit 2020, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest pune

Gjykata fillimisht rikujton që në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në Policinë e Kosovës, në pozitën zyrtar për sigurimin e objekteve dhe personaliteteve, ndaj të cilit ishin iniciuar procedurat disiplinore për mosparaqitje në detyrë. Këto procedura rezultuan me masën disiplinore të ndërprerjes së marrëdhënies së punës nga ana e komisionit disiplinor. Parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë kundër vendimit të lartcekur, e cila u refuzuar nga Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë. Në vijim, Gjykata Themelore refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës përmes së cilës kishte kërkuar që të detyrohet Ministria e Punëve të Brendshme që të anuloj si të kundërligjshëm vendimin e Komisionit Disiplinor, si dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, si dhe kthimin në vendin e punës me të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës duke përfshirë edhe kompenzimin në pagë. Ankesën e parashtruesit të kërkesës e aprovoi si të bazuar Gjykata e Apelit, duke e kthyer lëndën në rigjykim. Në vijim, Gjykata Themelore aprovoi në tërësi si bazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Pas ankesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e saj duke refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Në vijim, kërkesën për revizion të parashtruesit të kërkesës e refuzoi si të pabazuar Gjykata Supreme.

Gjykata sjellë në vëmendje pretendimet e parashtruesit të kërkesës se vendimet e gjykatave të rregullta i kanë shkelur atij të drejtat e garantuara me nenet kushtetuese në vijim: (I) të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, me theks të veçantë tek (i) parimi i barazisë së armëve; si dhe (ii) pretendimet për vendim të paarsyetuar gjyqësor; dhe (II) pretendimet tjera për shkelje të neneve 3 dhe 24 të Kushtetutës në lidhje me nenet 7 dhe 10 të DUDNJ-së.

Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme, sepse (I) pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për (i) shkelje të parimit të barazisë së armëve dhe (ii) Pretendimit për Vendim të paarsyetuar gjyqësor; shpallen të papranueshëm si qartazi i pabazuar në baza kushtetutuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës; si dhe (II) përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 3 dhe 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenet 7 dhe 1o të DUDNJ-së, duhet të deklarohen si qartazi të pabazuara, sepse këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”. Rrjedhimisht pretendimet e parashtruesit të kërkesës deklarohen të papranueshëm si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Arsim Isufi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër