Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit REV. nr. 239/2020 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 26 nëntorit 2020

Nr. të lëndës KI71/21

Parashtruesit: Naser Sopa

Shkarko:

KI71/21, Parashtrues i kërkesës: Naser Sopa, Vlerësim i kushtetutshmërisë
së Aktgjykimit REV. nr. 239/2020 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 26 nëntorit 2020

KI71/21, Aktvendim për papranueshmëri i 22 shtatorit 2022, publikuar më 8 nëntor 2022

Fjalët kyçKërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Rrethanat e këtij rasti kanë të bëjnë me kërkesën e parashtruesit të dorëzuar në gjykatat e rregullta me qëllim të anulimit të Kontratës së Shitblerjes, me të cilën babai i parashtruesit të kërkesës e kishte shitur banesën që e kishte në pronësi të vet, parashtruesi i kërkesës para gjykatave të rregullta kishte pretenduar se ekzistonte një marrëveshje familjare mbi ndarjen e pasurisë, në bazë të së cilës ai pretendon një pjesë të banesës që ishte objekt i kësaj kontrate.  Kjo kërkesë e parashtruesit u refuzua nga Gjykata Themelore dhe, më pas, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e vërtetuan në tërësi vendimin e shkallës së parë, ku gjykatat arritën në përfundimin se kërkesat ligjore sipas dispozitave imperative të së drejtës materiale për anulimin e kontratës nuk ishin përmbushur.

Në këtë rast, pretendimet qenësore të parashtruesit të kërkesës, në esencë, ndërlidhen me shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, me arsyetimin se zbatimi i së drejtës në rastin e tij ishte diskriminues me interpretim diskriminues të dispozitave ligjore, pasi që i mohohet e drejta e drejta e provuar.

Gjykata, duke marrë parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ai, dhe gjithashtu arsyetimet e gjykatave të rregullta të shtjelluara më lart, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk e ka dëshmuar dhe mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij se gjykatat e rregullta mund të kenë “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar”, duke rezultuar në konkluzione “arbitrare” apo “qartazi të pabazuara” për parashtruesin e kërkesës, dhe rrjedhimisht pretendimet e tij për interpretimin dhe aplikimin e gabuar të ligjit të aplikueshëm, kualifikohen si pretendime që bien në kategorinë e “shkallës së katërt” dhe si të tilla, përbëjnë pretendime në nivel të “ligjshmërisë” dhe nuk janë argumentuar në nivel të “kushtetutshmërisë”. Si rezultat i kësaj, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar me paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Përfundimisht, Gjykata e shpalli kërkesën, në tërësinë e saj, të papranueshme në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2)  të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Naser Sopa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile