Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 227/2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 12 qershorit 2023

Nr. të lëndës KI 215/23

Parashtruesit: Gjylferije Mehana

Shkarko:

KI 215/23, Parashtrues: Gjylferije Mehana, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 227/2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 12 qershorit 2023

KI 215/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 janarit 2023, publikuar më __shkurt 2024

Fjalët kyç: barazia para ligjit, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, , kërkesë e papranueshme, kërkesë qartazi e pabazuar

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ka të bëj me mos vazhdimin e kontratës së punës së parashtrueses së kërkesës nga punëdhënësi i saj me pretekstin mungesës së saj të paarsyeshme nga puna në periudha të ndryshme kohore . Parashtruesja e kërkesës kishte  kërkesës kishte parashtruar kërkesëpadi në Gjykatën komunale  kundër punëdhënësit, ku kishte kërkuar kthimin në vendin  e punës me të gjitha të drejtat që burojnë nga  marrëdhënia e punës. Lidhur me padinë e parashtrueses së kërkesës në Gjykata e shkallës së parë katër herë kishte aprovuar padinë ,gjykata e Apelit në tri raste ka anuluar  vendimin e Gjykatës Themelore ndërsa herën e katërt e kishte lënë në fuçi vendimin gjyqësor të favorshëm për parashtruesen e kërkesës. Përfundimisht Gjykata Supreme në procedurën e Revizionit të ngritur nga pala e paditur kishte konstatuar se gjykatat e rregullta kanë aplikuar gabimisht të drejtën materiale sepse në rastin  që e kishin objekt shqyrtimi   duhej të aplikohet rregullorja e UNMIK 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës  i cili parashihte se kontrata e lidhur për kohë të caktuar ,pas kalimit të afatit kohor për të cilin ishte lidhur mund të mos vazhdohej nga punëdhënësi .Parashtruesja e kërkesës  shprehimisht ka pretenduar se me vendimin e kontestuar të Gjykatës Supreme asaj i janë shkelur  nenet  24 [Barazia para Ligjit], dhe 49  [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]. . Lidhur me pretendimin e parë gjykata arsyetoi në aktvendim se  Parashtruesja e kërkesës në kërkesë nuk ka shtjelluar se pse i është shkelur kjo e drejtë kushtetuese, se pse nuk u trajtua barabartë para ligjit ose ku qëndron pabarazia e saj në raport me raste të tjera si ky apo të ngjashme. Vetëm konstatimi se Gjykata Supreme vendosi shpejt në rastin e saj “e që thuajse nuk kishte raste të tjera që presin për vendosje” nuk përbën pretendim të bazuar që e shpie Gjykatën Kushtetuese për të gjetur shkelje të nenit 24 të Kushtetutës .Ndërsa për pretendimin e dytë gjykata konstatoi se në kuptimin e kësaj të drejte konkrete, neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] i Kushtetutës, përkufizon një standard që përcakton garancitë dhe të drejtat për të punuar, mundësitë e punësimit dhe të sigurimit të kushteve të barabarta të punës pa diskriminim, si dhe të drejtën e zgjedhjes së vendit të punës dhe ushtrimit të profesionit në mënyrë të lirë, pa detyrime me forcë , në këtë drejtim, Gjykata konsideron se Aktgjykimi i  kontestuar i Gjykatës Supreme në asnjë mënyrë nuk e ndalon parashtruesen e kërkesës të punojë ose të ushtrojë profesionin. Si rrjedhojë, nuk ekziston asgjë në pretendimin e parashtruesit të kërkesës që do të arsyetonte konkludimin se janë shkelur të drejtat e saj kushtetuese të garantuara me nenin 49 të Kushtetutës.

Parashtruesit:

Gjylferije Mehana

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri