Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.64/2021]  të Gjykatës Supreme të 12 marsit 2021

Nr. të lëndës KI171/22

Parashtruesit: Maliq Biringjiku

Shkarko:

KI171/22, Parashtrues: Maliq Biringjiku, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.64/2021]  të Gjykatës Supreme të 12 marsit 2021     

KI171/22, Aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2023, publikuar më 26 shtator 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme   

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me dënimin e parashtruesit të kërkesës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të veprës penale Vrasje e Rëndë nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 e 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Parashtruesi i kërkesës po ashtu ishte dënuar për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së. Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Gjykata Supreme e kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës kundër vendimeve të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës Supreme.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës në thelb pretendoi shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujtoi që parashtruesi i kërkesës konteston Aktgjykimin [Pml.nr.64/2021] të 12 marsit 2021 të Gjykatës Supreme. Fletë-kthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore, vërteton që parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktin e kontestuar më 14 prill 2021. Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më 14 nëntor 2022, më shumë se një (1) vit e gjysmë pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

Gjykata konkludoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin  34 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Maliq Biringjiku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale