Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 39/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 8 marsit 2021

Nr. të lëndës KI06/22, KI 11/22 dhe KI12/22

Parashtruesit: Fatlum Shabani, Emin Rahimi dhe Jeton Ramadani

Shkarko:

KI06/22, KI 11/22 dhe KI12/22, Parashtruesit: Fatlum Shabani, Emin Rahimi dhe Jeton Ramadani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 39/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 8 marsit 2021

KI06/22, KI 11/22 dhe KI12/22, Aktvendim për papranueshmëri i 20 shtatorit 2022, publikuar më 11 tetor 2022

Fjalët kyç: Lëndë penale, e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet efektiv juridik dhe mbrojtja e pronës, jashtë afatit ligjor.

Nga shkresat e lëndës, del se parashtruesit e kërkesës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që me rastin e privimit nga liria të një personi e kanë ofenduar dhe kanë përdorur forcë të tepruar. Për shkak të kësaj, Gjykata Themelore i ka shpallur fajtorë parashtruesit e kërkesës për shkak të kryerjes së veprave penale Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve zyrtare dhe iu ka shqiptuar dënimin, dënim të cilin pas zhvillimit të procedurës ankimore e ka vërtetuar Gjykata e Apelit, e pas saj, edhe Gjykata Supreme.

Parashtruesi i kërkesës si pretendim kryesor para Gjykatës Kushtetutës e ka cekur shkeljen e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, si dhe të drejtën në mjet juridik efektiv, të garantuar me nenin 13 dhe të drejtën e pronës, të garantuar me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së.

Me rastin e shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata ka rikujtuar se në bazë të dispozitave përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, kërkesën duhet parashtruar në afatin prej katër (4) muajsh, afat i cili fillon të rrjedhë prej ditës së dorëzimit të vendimit të fundit gjyqësor te parashtruesi. Në rastin konkret, Gjykata ka konstatuar se është dëshmuar me fletëkthesë se parashtruesi i kërkesës e ka parashtruar kërkesën në Gjykatë tetë (8) muaj pas pranimit të aktit të kontestuar, prandaj kërkesa është parashtruar pas afatit ligjor prej katër (4) muajsh.

Për këtë arsye, Gjykata vendosi që kërkesën ta shpallë të papranueshme pasi që nuk është parashtruar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Fatlum Shabani, Emin Rahimi dhe Jeton Ramadani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale