Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit PML. nr. 316/2019 të Gjykatës Supreme, të 22 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI 18/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI18/20, Parashtrues: Fatmir Hoti; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit PML. nr. 316/2019 të Gjykatës Supreme, të 22 nëntorit 2019

KI18/20 Aktvendim për papranueshmëri, i 17 dhjetorit 2019, publikuar më 31 dhjetor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, ratione materiae, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykaten Kushtetueses kontestoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit PML. nr. 316/2019 të Gjykatës Supreme, të 22 nëntorit 2019, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Nga shkresat e lëndës, Gjykata vërejti se thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë, binte në fushëveprimin e nenit 31 të Kushtetutës dhe të nenit 6.1 të KEDNj-së, përkatësisht shkelja e pretenduar ndërlidhej me paanshmërinë objektive të gjykimit.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se neni 31 i Kushtetutës, në dritën e interpretimit të nenit 6 të Konventës nuk zbatohet në procedurat për rishikimin e ndonjë rasti penal, sepse një person dënimi i të cilit është bërë i plotfuqishëm dhe i cili bën kërkesë për rishikimin e rastit të tij gjatë kësaj procedure, nuk është akuzuar për vepër penale brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. Për këtë arsye, Gjykata konsideroi se pretendimet e parashtruesit në lidhje me refuzimin nga gjykatat e rregullta të kërkesës së tij për zbutje te jashtëzakonshme të dënimit nuk janë ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, për shkak se neni 31 i Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës nuk zbatohen.

Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, në pajtim me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës është e papranueshme.

Parashtruesit:

Fatmir Hoti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale