Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml.nr.117/2018 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 qershorit 2018

Nr. të lëndës KI204/22

Parashtruesit: Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit

Shkarko:

KI204/22, Parashtrues: Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml.nr.117/2018 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 qershorit 2018

KI204/22, Vendim për refuzim,  i 27 prillit  2023, publikuar më 16 maj 2023

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, vendim për refuzim të kërkesës 

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me kërkesën e Fatmir Behramit, i cili në emër të të birit të tij, Shpejtim Behrami  konteston Aktgjykimin e Gjykatës Supreme përmes të cilit pjesërisht kishte refuzuar kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, të iniciuar në procedurë penale.

Gjykata konstatoi se në rrethanat e rastit konkret, kërkesa është e paplotë për arsye se kërkesa është e paplotë, sepse z. Fatmir Behrami dhe z. Ismet Islami, si përfaqësues të pretenduar të Shpejtim Behramit, përkundër kërkesës së Gjykatës, nuk kanë saktësuar kërkesën e parashtruar në Gjykatë si dhe nuk kanë dorëzuar autorizimet e vlefshme për përfaqësimin e palës të cilin, ata pretendojnë se e përfaqësojnë. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mungesës së autorizimit formal për përfaqësim, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 32 (2) (c) dhe (3) dhe 35 (5) të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht, kërkesën e refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ismet Islami, përfaqësues i pretenduar i Fatmir dhe Shpejtim Behramit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale