Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit E. Rev. 2/2022  të Gjykatës Supreme të 5 majit 2022

Nr. të lëndës KI163/22

Parashtruesit: N.N.T. Art Konstruktion

Shkarko:

KI163/22, Parashtrues: N.N.T. Art Konstruktion, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit E. Rev. 2/2022  të Gjykatës Supreme të 5 majit 2022

KI163/22, Aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2023, publikuar më 23 maj 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e papranueshme   

Nga shkresat e lëndës rezulton se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se me padinë që parashtruesi i kërkesës e kishte paraqitur padi për pasurim të pabazë kundër komunës së Gjakovës lidhur me disa punime ndërtimore të kryera në territorin e komunës së Gjakovës. Gjykata Themelore e refuzoi të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës me të cilën ka kërkuar që e paditura që në emër të pasurimit të pabazë t’ia paguajë shumën e caktuar të mjeteve monetare. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Gjykata e Apelit e refuzoi të pa themeltë ankesa e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi aktgjykimin i Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion në Gjykatën Supreme duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, zbatim të gabuar të së drejtës materiale  me propozim që Gjykata Supreme ta aprovojë revizionin të themeltë dhe dy aktgjykimet e gjykatave të instancës më të ulët t’i prishë dhe çështjen ta kthejë për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës i paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata Supreme sikurse edhe gjykatat e instancës më të ulët konstatuan se punimet e kryera nga parashtruesi i kërkesës nuk gëzojnë mbrojtje juridike për shkak se ishte lidhur kontratë me shkrim sipas dispozitave përkatëse të LMD-së dhe nuk ishin zhvilluar procedurat e prokurimit sipas ligjit për prokurimin publik.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje  të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar. Parashtruesi i kërkesës pohoi që gjykatat e rregullta të të tri instancave nuk kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të logjikshëm kur kanë gjykuar rastin e tij.  Parashtruesi i kërkesës po ashtu pretendoi shkelje të nenit 54 të Kushtetutës sepse gjykatat e rregullta “i kanë pamundësuar realizmin e një të drejtë të garantuar me nenin 54 të Kushtetutës duke anashkaluar detyrimin e gjykatave që të vlerësojnë ligjshmërinë.”

Gjykata vlerësoi se Gjykata Supreme por edhe gjykatat e instancës më të ulët: (i) kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës së paditur; (ii) Gjykata Supreme dhe gjykatat  instancës më të ulët kanë përcaktuar bazën ligjore përkatësisht dispozitat përkatëse të LMD-së dhe të Ligjit për Prokurimin Publik,  duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike përse kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës nuk gëzon mbrojtje juridike. Gjykata po ashtu ritheksoi se vendimet e kontestuara të gjykatave të rregullta janë të arsyetuara dhe përmbajnë fakte të vërtetuara, dispozitat ligjore përkatëse dhe marrëdhënien logjike midis tyre.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

N.N.T. Art Konstruktion

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile