Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021], të 29 prillit 2021 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI150/21

Parashtruesit: “Elezaj” SH.P.K

Shkarko:

KI150/21, Parashtruesi: “Elezaj” SH.P.K; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021], të 29 prillit 2021 të Gjykatës Supreme

KI150/21, Aktvendimi për papranueshmëri i 13 tetorit 2022, publikuar më  15 nëntor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar.

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhjen me çështjen e ushtrimit të aktivitetit të përpunimit të rërës dhe zhavorrit, nga parashtruesi i kërkesës, ne te cilin rast ishin zhvilluar dy procedura gjyqësore. Procedura e parë ndërlidhet me lejen e lëshuar nga KPMM për parashtruesin e kërkesës për një periudhe prej 3 viteve duke iu nënshtruar kushteve të përcaktuara, për ushtrimin e aktiviteteve të saj lidhur me përpunimin e rërës dhe zhavorrit. Në ndërkohë, Qeveria e Republikës se Kosovës përmes vendimit [02/46] ndaloi eksploatimin e materieve inerte nga shtrati, brigjet dhe hapësirat e lumenjve në territorin e Kosovës. KPMM përmes Aktvendimit [165] të 28 dhjetorit 2011, pezulloj licencën dhe lejet e parashtruesit të kërkesës për ushtrimin e aktiviteteve të saj. Pas ankimimit, KPMM përmes Vendimit [nr.075/2013] në shkallë të dytë konfirmoj Aktvendimin [165] e 28 e Qeverise të dhjetorit 2011. Kundër vendimeve të lartcekur, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Themelore duke kërkuar anulim të vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] refuzoj ankesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se vendimi i atakuar është në interes të përgjithshëm dhe zbatimi i tij është në pajtim me vendimin [02/46] e 2 tetorit 2011, të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pas ankimimit, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.nr.474/17] konfirmoj Aktgjykimin [A.nr.621/13] e Gjykatës Themelore.

Ndërsa procedura e dytë ndërlidhet me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit, më konkretisht, Gjykata verën se parashtruesi i kërkesës në procedurën e dytë paraqiti kërkese për rishikimin e procedurës dhe vazhdimin e procedurës ne lenden [Anr.621/13] në Gjykatën Themelore për shkak se sipas parashtruesit ekzistojnë  fakte/rrethana të reja tashme në rastin e tij. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] të 25 gushtit 2020 duke u bazuar ne nenin 55 të Ligjit për Konfliktet administrative refuzoj kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se parashtruesi nuk i ka bere te besueshme pretendimet me ndonjë fakt te bazuar ne prova konkrete se, ekziston baza ligjore për rishikim të procedurës. Pas ankimimit, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AA.nr.571/20] dhe Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021] refuzoj kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi nuk ka ofruar prova në bazë të cilave do të justifikohej kërkesa për rishikimin e vendimit gjyqësor, sipas kushteve të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 55 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

Parashtruesi i kërkesës konteston para Gjykatës specifikisht dhe vetëm vendimet e gjykatave te rregullta lidhur me procedurën e dytë te zhvilluar lidhur me rastin e tij, konkretisht procedurën për rishikim të vendimit që kishte përfunduar me Aktgjykimin [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit. Respektivisht parashtruesi  para Gjykatës konteston Aktgjykimin [ARJ.nr. 29/2021] e 29 prillit 2021, të Gjykatës Supreme në lidhje me Aktvendimin [AA.nr.571/20] e 11 shkurtit 2021, të Gjykatës se Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.621/13], e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore.

Parashtruesi i kërkesës i konteston këto vendime të gjykatave të rregullta  me arsyetimin se refuzimi i tyre që të i marrin parasysh provat e paraqitura nga ai gjatë procesit gjyqësore, respektivisht ftesën dhe padinë nga Gjykata Themelore Peje – Dega Klinë, sipas lëndës [C.nr. 433/19], sipas se cilës dëshmohet se është paditur nga S.B. dhe S.B. për kompensim demi, lidhur me një kontrate te pa realizuar të lidhura me ta në kohen gjer sa ky subjekt ishte i pajisur me licencë nga KPMM, si fakte/rrethana të reja për aprovimin e kërkesës për rishikimin e vendimit, respektivisht anulimin e Aktgjykimin [A.nr.621/13] të 31 gushtit 2017, të Gjykatës Themelore dhe vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së, përben shkelje të të drejtave të tij kushtetuese të garantuara me nenin 54 dhe 55 të Kushtetutës.

Gjykata duke marrë parasysh pretendimet e ngritura në rrethanat e rastit konkret dhe faktet e paraqitura, dhe duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore dhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së të reflektuar në Aktvendimin konkret, erdhi ne përfundim se: (i) Aktgjykimi [ARJ.nr. 29/2021] i Gjykatës Supreme, nuk është nxjerrë në shkelje dhe është në përputhshmëri me të drejtat për mbrojtje gjyqësore të të drejtave të garantuara me nenin 54, të së drejtës në mjet juridik efektiv të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës në lidhje me të drejtën për zgjidhje efektive të garantuar me nenin 13 të KEDNJ-së.

Parashtruesit:

“Elezaj” SH.P.K

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile