Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac.nr.5716/20 të 27 prillit 2021 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës  

Nr. të lëndës KI24/23

Parashtruesit: Sami Nuredini

Shkarko:

KI24/23, Parashtrues: Sami Nuredini, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac.nr.5716/20 të 27 prillit 2021 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës  

KI24/23, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2023, publikuar më 25 maj 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme.   

Nga shkresat e lëndës rezulton se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se Gjykata e Apelit kishte refuzuar padinë e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me ç ‘rast kishte kërkuar që pala e paditur t’ia paguaj shpërblimin jubilar të pagave.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi se Aktgjykimi [Ac.nr.5716/20] i Gjykatës së Apelit i 27 prillit 2021, që ndërlidhet me padinë e lartcekur për shpërblimin e pagës jubilare, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese, konkretisht nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës, si pretendim kryesor para Gjykatës Kushtetuese ka ngritur çështjen e diskriminimit objektivisht të pajustifikuar dhe cenimit të barazisë së armëve, duke pretenduar se Gjykata e Apelit ka përdorur standarde të dyfishta lidhur me shpërblimin e pagave jubilare çka ka rezultuar me diskriminim dhe cenim të parimit të barazisë së armëve.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se “vendim i fundit”, sipas nenit 49 të Ligjit është Aktgjykimi [Ac.nr.5716/20]  i Gjykatës së Apelit, i 27 prillit 2021, me të cilin ishte refuzuar padia e parashtruesit të kërkesës që të detyrohet pala e paditur QKUK që t’ia paguaj shpërblimin e pagës jubilare, dhe i cili ishte përfundimtar dhe i paapelueshëm.  Gjykata rikujtoi se edhe pse parashtruesi i kërkesës nuk ka cekur datën e pranimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, nga faktet e rastit, është e qartë së koha në mes të pranimit të aktgjykimit dhe datës së dorëzimit të kërkesës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ka kaluar afatin ligjor 4 (katër) mujor.

Gjykata konstatoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Sami Nuredini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative