KI91/22, Parashtrues: Kosovska Banka d.d, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-18-0491] të 18 shkurtit 2022 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme
KI91/22, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2023, publikuar më 5 korrik 2023
Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e papranueshme
Nga shkresat e lëndës rezulton se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se me ankesën që parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur në DHPGJS kundër të paditurës AKP për shkak të mos kompensimit të kredisë së premtuar në shumën prej 2,321,526 dollarë amerikan, 567,988.04 franga zvicerane dhe 502,328.06 euro. AKP-ja ishte përgjigjur duke e konsideruar ankesën si të pabazë për arsye se parashtruesi i kërkesës nuk ka sjellë prova me të cilat mund ta arsyetojë kërkesën e tij. Parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se AKP-ja zotëron të gjithë dokumentacionin përkatës nga kërkesa e parashtruesit të kërkesës. DHPGJS-ja kishte konstatuar se ankesa është e pabazuar ndërsa Vendimi i Autoritetit të Likuidimit konfirmohet si i drejtë dhe i bazuar në ligj. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së duke e kontestuar aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Kolegji i Apelit i DHPGJS-së e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e kontestuar të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së.
Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të neneve 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.
Në vlerësimin e kërkesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se Kolegji i Specializuar DHPGJS-së dhe Kolegji i Apelit i DHPGJS-së: (i) kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës çka lë të kuptohet se parashtruesit i është mundësuar paraqitja e argumenteve kundrejt palës kundërshtare; (ii) kanë përcaktuar bazën ligjore duke dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe logjike për mos pranueshmërinë e ankesës; (iii) se barra e provës bie mbi parashtruesin e pretendimeve në bazë të nenit 36.2, 42.2 dhe 3 të Shtojcës së Ligjit për DHPGJS-në, si dhe nenit 7 të LPK-së; (iv) se parashtruesi i kërkesës ka dështuar të saktësojë se cilat prova janë relevante, për të mbështetur pretendimet e tij, që duhet kërkohen nga pala e paditur.
Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit kërkesës duhet të shpallet e papranueshme dhe duhet të refuzohet, qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Kosovska Banka d.d.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile