Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.516/2023] të 8 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI274/23

Parashtruesit: Naser Husaj

Shkarko:

KI274/23, Parashtrues: Naser Husaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.516/2023] të 8 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme

KI274/23, Aktvendim për papranueshmëri i 27 marsit 2024, publikuar më 25 prill 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, parashkrimi absolut, kërkesë e papranueshme   

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me akuzën që i vihej barrë parashtruesit të kërkesës për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i besimit të sanksionuar me nenin 269 të KPP-së. Gjykata Themelore kishte shpallur fajtor parashtruesin e kërkesës për shkak të kryerjes së veprës penale të sanksionuar nga neni 269 (keqpërdorim i besimit) të KPP-së dhe të njëjtit i kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj. Ky dënim ishte zëvendësuar me dënim me gjobë prej 2,000 (dymijë) euro. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe lidhur me lartësinë e sanksionit penal. Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës ndërsa e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës dhe konstatoi se mos dhënia e mundësisë së parashtruesit të kërkesës që të deklarohet për pretendimet ankimore përbën shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Gjykata e Apelit-në procedurë të rigjykimit- sërish e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e kontestuar të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e Apelit konform dispozitave përkatëse të ligjit procedural penal mbajti seancën e kolegjit dhe në mënyrë të rregullt kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës, i cili kishte qenë i pranishëm në seancë gjyqësore me ç ‘rast ishte deklaruar për pretendimet ankimore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme duke propozuar që e njëjta ta aprovoj kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe që në tërësi të anulojë vendimet e gjykatave të instancës më të ulët bazuar në dispozitat përkatëse të KPPK-së pretenduar se aktakuza e ngritur kundër tij është “montazh”  dhe çështja penale është parashkruar. Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës kundër vendimit të formës së prerë të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata Supreme kishte theksuar se nga shkresat e lëndës nuk rezulton asnjë indikacion se akuza në rastin konkret është “montazh” dhe se me provat e administruara nuk vihet në dyshim vërtetësia e vendimeve të kontestuara dhe se pretendimi për parashkrim absolut nuk është i bazuar.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës në thelb ngriti pretendime për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të vlerësimit të “gabuar” të gjykatave të rregullta të parashkrimit absolut të veprës penale keqpërdorim i besimit që atij i vihet barrë.

Në vlerësimin e të gjitha pretendimeve të lartpërmendura të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata konstatoi Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme:  (i) kanë dhënë një arsyetim të gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve qendrore të çështjes së parashtruesit të kërkesës që përfshijnë pretendimet për parashkrim të veprës penale, përpilim të aktgjykimit, tejkalim të aktakuzës dhe lartësi të dënimit; (ii) Gjykata e  Apelit  dhe Gjykata  Supreme mjaftueshëm kanë arsyetuar parashkrimin absolut penal  në rastin e parashtruesit të kërkesës; (iii) Gjykata e Apelit po ashtu mjaftueshëm ka arsyetuar akuzën që rëndonte parashtruesin e kërkesës për shitblerje të pronës dhe falsifikim të vërtetimit.

Për pasojë dhe bazuar në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar, Gjykata konkludoi se pretendimet  e parashtruesit të kërkesës janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” dhe duhet të  refuzohen  qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Naser Husaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale