Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike

Nr. të lëndës KI 191/20

Shkarko:
Përmbledhje

Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike, Parashtrues: Adnan Ahmeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike

KI191/20, Vendim për refuzim të kërkesës i 29 marsit 2021, publikuar më 13 prill 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi në kërkesën e tij drejtuar në Gjykatë nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendonte se i ishin cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik. Ai i ishte drejtuar Gjykatës duke theksuar se “jam dënuar me ligj të UNMIK-ut ku Ligji për të Mitur Madhor mendoj që maksimumi i dënimit është 20 vite” ndërsa unë jam dënuar me 23 vite burg. “Kam bërë ankesë […] për arsye se mendoj se jam dënuar më shume se që parasheh ligji.”

Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, më 12 janar 2021, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 22 të Ligjit, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) plotësuar formularin e kërkesës; b) qartësuar pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; dhe c) bashkëngjitur vendimet a autoriteteve publike që konteston para Gjykatës. Shkresën e Gjykatës parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar më 15 janar 2021. Megjithatë, parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës për sqarimin dhe plotësimin e kërkesës.

Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Adnan Ahmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale