Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetut-shmërisë së Njoftimit A. S. Su. A. 184/21 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 5 gushtit 2021

Nr. të lëndës KI 149/21

Parashtruesit: Nehat Bublica

Shkarko:

KI149/21, Parashtruesi i kërkesës: Nehat Bublica, Vlerësim i kushtetut-shmërisë së Njoftimit A. S. Su. A. 184/21 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 5 gushtit 2021

 KI149/21, aktvendim i 10 nëntorit 2021, publikuar më 26 nëntor 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, Dinjiteti i Njeriut, Barazia para Ligjit, Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues, E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë, Të Drejtat e të Akuzuarit, E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, E Drejta e Privatësisë, E Drejta e Martesës dhe Familjes, Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë dhe Liria e Shprehjes, të gjitha këto janë shkelur me njoftimin e Gjykatës Supreme, kërkesë e parakohshme.

Parashtruesi i kërkesës konteston Njoftimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, A. S. Su. A. 184/21 të 5 gushtit 2021.

Gjykata vërejti se përkitazi me njoftimin e kontestuar, përkatësisht me procedurën penale që është duke u zhvilluar ndaj parashtruesit të kërkesës, procedura nuk ka përfunduar, siç edhe ka cekur Gjykatës Supreme në njoftim, Në rastin e Juaj kjo gjykatë nuk ka çështje për vendosje, ndërsa për procedurat të cilat janë në zhvillim e sipër në Gjykata dhe Prokurori nuk merr qëndrime apo mendime juridike apo interpretime ligjore ashtu siç kërkoni. .

Gjykata vërejti se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të parakohshme dhe Gjykata – në pajtim me parimin e subsidiaritetit – nuk mund të vlerësojë ato pretendime që nuk janë ngritur paraprakisht dhe që nuk janë vlerësuar nga ana e gjykatave të rregullta.

Gjykata gjithashtu vërejti se parashtruesi i kërkesës nuk i ka bërë të gjitha ato që është pritur nga ai në mënyrë të arsyeshme, lidhur me shterimin e mjeteve juridike ose që ekzistojnë rrethana të veçanta të cilat e lirojnë parashtruesin e kërkesës nga obligimi për t’i shterur të gjitha mjetet juridike.

Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkon që identiteti i tij të mos zbulohet publikisht, megjithatë, Gjykata në kërkesë gjen se parashtruesi nuk e arsyeton kërkesën e tij për moszbulim të identitetit dhe as nuk ofron apo dorëzon ndonjë provë në mbështetje të kërkesës së tij për moszbulim të identitetit.

Gjykata konkludoi se kërkesa duhet shpallur e papranueshme në baza kushtetuese për shkak të mosshterimit të të gjitha mjeteve juridike, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullat 32 (6) dhe 39 (1) (b) të Rregullores.

Parashtruesit:

Nehat Bublica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 24 - Barazia para Ligjit

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale