Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetut-shmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 296/2020, të 26 marsit 2021

Nr. të lëndës KI 157/21

Parashtruesit: Nexhat Veseli

Shkarko:

KI157/21, Parashtruesi i kërkesës: Nexhat Veseli, Vlerësim i kushtetut-shmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 296/2020, të 26 marsit 2021

KI157/21, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 10 nëntor 2021, i publikuar më 1 dhjetor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, pretendime të pambështetura apo paarsyetuara, kërkesë e papranueshme.

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një Kontratë pune të lidhur në vitin 2009 në mes të parashtruesit të kërkesës dhe McCroft Tobacco Kosova LLC, nga Gjilani PPas periudhës tremujore që nga koha e lidhjes së kontratës, rezulton se punëdhënësi e kishte larguar nga puna parashtruesin e kërkesës. Ky i fundit kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore kundër punëdhënësit, duke kërkuar pagesën edhe të nëntë (9) pagave të tjera, respektivisht pagat nga muaji prill deri në dhjetor të vitit 2009. Gjykata Themelore refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin se punëdhënësi kishte falimentuar. Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit, aprovoi ankesën dhe e detyroi punëdhënësin që të paguajë pagat e parealizuara. Më pas, punëdhënësi parashtroi revizion në Gjykatën Suprememe çrast , e miratoi revizionin e ushtruar nga punëdhënësi dhe konstatoi se Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ishte i përfshirë  me shkelje esenciale të së drejtës materiale, dhe në këtë mënyrë la në fuqi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë te Prokurori i Shtetit, dhe ky i fundit e njoftoi parashtruesin e kërkesës se nuk kishte bazë ligjore, pasi që bazuar në nenin 254 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të parashtrohet vetëm kundër vendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë. Parashtruesi i kërkesës i kontestoi këto konstatime para Gjykatës, duke pretenduar shkelje të neneve 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës. Megjithatë ai në kërkesën e tij vetëm ka cekur nenet e lartpërmendura të Kushtetutës, duke mos elaboruar më tutje se si përmes vendimit të kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore.

Gjykata pas vlerësimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, duke aplikuar edhe  standardet e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe asaj të Gjykatës, pretendimet e pambështetura dhe të pa paarsyetuara për shkelje të të drejtave kushtetuese refuzohen nga Gjykata bazuar në nenin 48 të Ligjit për Gjykatë Kushtetuese dhe paragrafin (1) (d) të rregullit 39 të Rregullores së punës. Andaj, edhe ne rastin konkret, duke pasur parasysh që parashtruesi i kërkesës vetëm e ka përmendur shkeljen e neneve të Kushtetutës, duke, mos ofruar asnjë arsyetim dhe duke mos mbështetur pretendimet e tij rreth mënyrës se si Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, përfshirë edhe vendimet e gjykatave të shkallës më të ulët, mund të kenë rezultuar në shkeljen e të drejtat dhe lirive themelore të tij të garantuara me nenet 3, 24, 31 dhe 54 të Kushtetutës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme si, siç është përcaktuar përmes nenit 48 të Ligjit për Gjykatë Kushtetuese dhe paragrafit (1) (d) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Nexhat Veseli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative